Rekord i ri transaksionesh me AIPS - Përmes këtij sistemi u realizuan 3.3 mld euro transferta vetëm në tetë muaj

Ledina Elezi/SCAN
Ka arritur në 3.3 miliardë euro vlera e transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS në fund të tetëmujorit. Megjithëse numri i transaksioneve ka qenë më i ulët përgjatë muajit të kaluar, vlera e tyre është rritur me gati 1% në krahasim me korrikun, fakt që tregon se pagesa në shuma gjithnjë e më të mëdha po kryhen nëpërmjet këtij sistemi.
Konkretisht, shuma e transaksioneve arriti në 479 milionë euro, vlera më e lartë e regjistruar që prej fillimit të vitit. Ndërsa numri i tyre i është rikthyer vlerave të prillit dhe qershorit, duke rënë kështu në 26,668 ose 11% më pak transaksione se në muajin korrik. Nëse bëjmë një krahasim me shifrat e muajit gusht të vitit 2023, vërehet një rritje me pothuajse 21% e numrit të veprimeve dhe 94 milionë euro më shumë në vlerë.
Bazuar në të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, numri total i transaksioneve të realizuara që prej janarit është 206 mijë. Kjo shifër tejkalon atë të vitit të shkuar me 52 mijë transaksione dhe 800 milionë euro më shumë, duke rritur shanset që ky vit të mbyllet me një bilanc më të mirë se viti i mëparshëm.
Sistemi Shqiptar i Pagesave Ndërbankare AIPS përdoret nga bankat për të transferuar në kohë reale shuma të mëdha parash me njëra-tjetrën. AIPS mundëson kryerjen e pagesave të mëdha, të shpejta dhe të sigurta ndërmjet bankave, duke ndihmuar në mirëmbajtjen e operacioneve financiare në vend.
Megjithëse AIPS është një sistem për pagesat ndërbankare, ai përshpejton në mënyrë indirekte transaksionet për qytetarët, veçanërisht kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash. Kur një qytetar realizon një pagesë të madhe, si blerja e pronës, apo e një makine, transaksioni përfshin lëvizjen e parave midis bankës së blerësit dhe bankës së shitësit. Në këtë rast, banka e blerësit përdor sistemin AIPS për të transferuar shpejt dhe sigurt fondet në bankën e shitësit.

Privati paguan rreth 15 mijë lekë më pak se shteti - Paga mesatare bruto arriti në gati 75 mijë lekë në tremujorin e dytë
Armela Duka/SCAN Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2024, arriti në 75,114 lekë ose 5.9% më shumë......

Ndizet debati presidencial në SHBA - Trump-Harris përplasen për ekonominë dhe abortin
Kristi Ceta/SCAN Republikani Donald Trump dhe Zëvendëspresidentja Demokratike Kamala Harris u hodhën menjëherë në sulm në segmentin e hapjes së debatit......

BE redukton tarifat për Kinën - Propozohet ulje taksash për makinat elektrike të prodhuara nga Pekini
Kristi Ceta/SCAN Bashkimi Evropian do të ulë tarifat e propozuara për Tesla-n dhe automjetet e tjera elektrike të prodhuara në Kinë, njoftojnë burimet......

SpaceX do të ulet në Mars pas 2 vitesh - Qëllimi është të nisin fluturimet me ekuipazh brenda 4 vitesh
Kristi Ceta/SCAN Njerëzit mund të shkojnë në Mars brenda katër vitesh nëse vizioni i CEO-s së SpaceX, Elon Musk bëhet realitet. Ai shtoi se SpaceX do......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka shënuar rënie nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 90.9 lekë sipas kursit të këmbimit......

Huawei sjell telefonin e parë “Tri-fold” - Versioni i palosshëm 3 herë sfidon Apple me teknologjinë e avancuar
Kristi Ceta/SCAN Huawei Technologies e Kinës zbuloi telefonin e parë në botë të palosshëm deri në 3 herë, teksa kërkon të zgjerojë udhëheqjen në tregun......

Turistët sollën 1.9 miliardë euro në gjashtë muaj - Të ardhurat neto vlerësohen në rreth 739 milionë euro
Xhorxhina Deda/SCAN Gjatë tre muajve të dytë të vitit aktual turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.2 miliardë euro, duke konfirmuar kështu......

Remitancat, rekord historik në 3-mujorin e dytë - BSH: Emigrantët dërguan pranë familjeve 268 mln euro
Hamit Yzeiraj/SCAN Emigrantët shqiptarë dërguan rreth 268 milionë euro përgjatë 3-mujorit të dytë të vitit, çka përbën edhe shifrën më të lartë që nga......