Europa Postuar më 12 Shtator 2024, 13:40

Italia, kthen vëmendjen në energjinë bërthamore - Projekti synon reduktimin e varësisë ndaj lëndëve djegëse

Nga SCAN TV
Italia, kthen vëmendjen në energjinë bërthamore - Projekti

Kristi Ceta/SCAN

 

Italia po konsideron një risi në politikën e saj energjetike, duke krijuar një kompani të re të fokusuar në zhvillimin e reaktorëve të vegjël nuklearë. Ky vendim shënon një ndryshim të madh, pasi vendi e kishte ndaluar prej kohësh energjinë bërthamore.

Qeveria po kërkon të krijojë njësinë e re nëpërmjet një partneriteti të huaj teknologjik, i cili do të mundësonte prodhimin e energjisë së avancuar bërthamore në Itali së shpejti. Diskutimet paraprake janë duke vazhduar me Ansaldo Nucleare, Enel dhe Newcleo në lidhje me zhvillimin e mundshëm të planit.

Ansaldo Nucleare, një divizion i Ansaldo Energia, është i specializuar në impiantet bërthamore dhe teknologjinë përkatëse. Newcleo njihet për zhvillimin e njësive të vogla të fuqizuara nga mbetjet bërthamore të ricikluara. Si një gjigant shtetëror i energjisë, përfshirja e Enel do të ishte vendimtare për çdo plan bërthamor.

Edhe pse diskutimet në lidhje me partnerin ndërkombëtar janë në zhvillim e sipër, nuk është marrë një vendim përfundimtar. Ansaldo Nucleare ka shprehur synimin për të kontribuuar në "prodhimin e energjisë me kosto të ulët, të programueshme dhe miqësore me mjedisin" në Itali.

Qëndrimi aktual i vendit për energjinë bërthamore rrjedh nga referendumet në 1987 dhe 2011 që çuan në ndalimin e prodhimit dhe përdorimit të saj. Megjithatë, qeveria po punon për të rifutur energjinë bërthamore duke përdorur teknologjitë më të fundit të disponueshme në gjysmën e dytë të 2024, sipas Ministrisë së Energjisë. Financial Times raportoi në korrik se kabineti i kryeministres Giorgia Meloni planifikon të përdorë energjinë bërthamore për të ulur emetimet e karbonit në vend.

Ministria theksoi nevojën për të siguruar një furnizim të vazhdueshëm me energji të pastër edhe për të zvogëluar varësinë nga karburantet fosile të importuara. Gjithashtu, qeveria ka shprehur skepticizëm ndaj teknologjive të rinovueshme si energjia diellore dhe e erës, duke deklaruar se ato "nuk mund të ofrojnë sigurinë që nevojitet". Pritet që energjia bërthamore të përbëjë një minimum prej 11% të konsumit total të energjisë elektrike të Italisë deri në vitin 2050.

Sondazh

Poll
Shqipëria 12 Shtator

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan është blerë sot me 90 lekë dhe është shitur me 91 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 99.3 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat