Tesla pushon nga puna 10% të personelit - Elon Musk ka urdhëruar ndalimin e punësimeve të reja
CEO i Tesla, Elon Musk, i frikësohet një recesioni dhe për këtë arsye ka reduktuar me 10% personelin në të gjithë botën. Sipërmarrësi i ka thënë menaxherëve të fabrikës së automjeteve se ka një parandjenjë super negative lidhur me ekonominë. Ndërsa me anë të një mesazhi në Tuiter ai tha se recesionet kanë një rëndësi jetësore për pastrimin ekonomik.
Musk parashikon një recesion të fortë, shumë shpejt. Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Reuters Musk i kërkoi bashkëpunëtorëve të tij të ndërpresin punësimet e reja në të gjithë botën.
Tesla ka të punësuar më shumë se 100 mijë persona në botë. Pak ditë më parë Musk i urdhëroi ata që kthehen të gjithë në zyra dhe të kalojnë të paktën 40 orë në javë atje. Në rast të kundërt do të pushoheshin nga puna. Një deklaratë që befasoi analistët të cilët janë të shqetësuar se Tesla do të humbasë talente për shkak të refuzimit të Musk për të pranuar punën nga shtëpia.
Ndër të tjera Musk iu përgjigj dhe pyetjeve në Tuiter për sa i përket mundësisë reale të një recesioni. Ai tha se ky është një lajm i mirë pasi për shumë kohë paraja është drejtuar tek njerëzit e gabuar. Vetë ai pranoi se Tesla ka qenë pranë falimentimit gjashtë ose shtatë herë. Një falimentim që u shmang falë punës së Musk dhe ndihmës së miqve të tij sipërmarrës. Por Tesla ka marrë dhe ndihma të konsiderueshme publike në fillimet e saj.
SCAN
Sondazh

Ukraina rrit normën bazë të interesit në 25% - Vendimi i Bankës Qendrore u mor për të mbrojtur të ardhurat dhe kursimet
Vijojnë të ndihen pasojat ekonomike të luftës sidomos në vendet e prekura drejt për së drejti nga konflikti. Banka qendrore e Ukrainës ka rritur normën bazë......

Zvicër, inflacioni më i lartë në 14 vite - Indeksi i çmimeve të konsumit është rritur me 2.9% në maj
Çmimet në Zvicër janë rritur në muajin maj në nivelet më të larta të 14 viteve të fundit, sipas të dhënave të qeverisë, duke e bërë Zvicrën vendin e fundit që......

Google bashkon aplikacionet Meet e Duo - Google Meet do të krijohet pa asnjë kosto shtesë
Google, deklaroi se do të bashkojë aplikacionet e telefonatave me video Meet dhe Duo. Lajmi u konfirmua nga Havier Soltero, menaxher i përgjithshëm i Google......

Maji shënoi ulje të çmimit të ushqimeve - Prodhimi i drithrave në të gjithë botën pritet të reduktohet ndjeshëm
Çmimet e produkteve ushqimore në botë shënuan ulje në maj, për të dytin muaj radhazi, pas rekordit të shënuar në mars. Por sipas FAO, Organizatës së Bujqësisë......

Çmimet e naftës rriten lehtë - Plani i OPEC+ për shtimin e prodhimit zhgënjen tregjet
Çmimet e naftës u rritën të Premten pasi tregjet reaguan negativisht ndaj vendimit të OPEC+ për të rritur prodhimin dhe vunë në pikëpyetje nëse prodhimi në......

2022, qindra pronarë drejt gjykatave - Vetëm gjatë prillit janë ngritur kundër ATP 49 padi në gjykata
Ndërsa nuk funksionon për shkak të bllokimit nga Gjykata Kushtetuese, por edhe në një kohë kur drejtuesit e saj kryesorë janë dërguar për Kallëzim penal në......

Merr fund “saga” e tenderit për blerjen e energjisë - KESH shpall fituesin për platformën që do kushtojë 173.5 milionë lekë, në garë vetëm 1 kompani
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të ngrejë platformën e shit-blerjes së energjisë elektrike, pas një procedure......

Shërbimet online, probleme me aplikimet e pronave - Brahaj: Dokumenteve online u mungojnë të dhënat e rëndësishme, kosto për qytetarët
Shumë prej institucioneve publike, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me çështjet e pronës, nuk janë përgatitur ende për të ofruar shërbimet online, duke......