Të burgosurit, Shqipëria rekord pas rekordi - Më shumë se gjysma e tyre nuk e vuajnë dënimin përfundimtar

Sipas raportit të Këshillit të Europës për vitin 2022, Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në raport me popullsinë, me 176 për 100 mijë banorë. Kjo shifër jo vetëm na rendit ndër vendet e para të Europës me numrin më të lartë, por na rendit edhe të parët në rajon.
Pas vendit tonë, në nivel rajoni, renditet Serbia me 155 të burgosur për 100 mijë banorë. Vlen të theksohet se mesatarja europiane për këtë tregues është 117 të burgosuar për 100 mijë banorë. Krahasuar me vitin 2021 vihet re një rritje e numrit të të burgosurve në Shqipëri për 100 mijë banorë me 8.2%. Lihtenshtejni renditet vendi me normën më të ulët të të burgosurve për 100 mijë banorë.
Ndër të tjera, nga të dhënat konkludojmë se Shqipëria është e treta mes 47-të vende të Europës, e cila ka shënuar rritjen më të lartë të numrit të të burgosurve nga viti 2005 deri në vitin 2022, me 61%. Ndërkohë numri i të burgosurve në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, përgjatë kësaj periudhe, paraqitet me rënie.
Nga ana tjetër, një shifër mjaft interesante që na vendos ndër të parët në rajon, por për mirë, është ai i përqindjes së femrave të burgosura. Të dhënat tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë në Europë me përqindjen më të ulët të femrave të dënuara. Femrat zënë 1.2% të të burgosurve në vendin tonë për vitin 2022.
Një tregues tjetër interesant në këtë raport lidhet me përqindjen e të burgosurve të huaj në burgje. Sipas shifrave të Këshillit të Europës, Shqipëria pozicionohet mes vendeve me përqindjen më të ulët. Të dhënat për vitin 2022 flasin për një peshë prej 2.1% të burgosurve të huaj në vendin tonë.
Por si paraqitet Shqipëria në renditje sa i përket normës së të burgosurve të cilët nuk vuajnë dënimin përfundimtar? Sipas të dhënave të analizuara nga ‘Scan Intel’, Shqipëria është vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë sa i përket të burgosurve që nuk e vuajnë deri në fund dënimin e dhënë nga gjykata. Norma për Shqipërinë për vitin 2022 llogaritet në 58%, pra më shumë se gjysma nuk e vuajnë dënimin.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Përmbytje në gjithë vendin, por shqiptarët të pasiguruar - Sigurimet nga fatkeqësitë natyrore shumë të ulëta, më pak se 20 milionë euro
Ndërsa stuhia “Ciaran” po shkakton reshje të dendura e për rrjedhojë përmbytje në gjithë vendin, numri i shqiptarëve që kanë siguruar pronat nga përmbytjet,......

Shiu “përmirëson” energjinë - KESH: Rriten prurjet në Kaskadën e Drinit, nuk pritet hapje e portave
Përveç problemeve të shkaktuara me përmbytjet në disa zona, por edhe me rrjetin elektrik, rreshjet e ditëve të fundit kanë sjellë efekte pozitive për......

Largimi i industrisë së veshjeve nga Kina, mision i pamundur! - Arsyet janë cilësia e lartë dhe prodhimi masiv me çmime konkurruese
Kompanitë e veshjeve po zhvillojnë një marrëdhënie të përhershme varësie nga Kina, pasi përpjekjet e tyre për t'u shkëputur gradualisht nga "Dragoi i Kuq"......

Fshati italian ofron akomodim falas - Kush mund të aplikojë dhe cilat janë kushtet
Një fshat në ishullin italian të Sardenjës ofron për njerëzit dixhitalë asgjë më pak se akomodim falas. Për të qenë të saktë, është fshati Ollolai, i cili......

Greqia, ndihmë monetare për 1.2 milionë persona - 60 euro në muaj për ata që përdorin energjinë për t’u ngrohur
Në Greqi qeveria do të japër 60 euro në muaj për qytetarët për të paguar faturat e energjisë elektrike. Ministri grek i Energjisë, Theodoros Skylakakis,......

Motori kryesor i kërkimit në internet - Google pagoi 26 miliardë dollarë në vitin 2021
Alphabet, e cila zotëron Google, u pagoi 26.3 miliardë dollarë kompanive të tjera në vitin 2021 për ta bërë atë motor kërkimi të paracaktuar në shfletues dhe......

Fermerët në “emergjencë”, çfarë kërkohet nga qeveria? - KASH: Të falen detyrimet për subjektet dhe të rriten fondet për naftën
Ndërkohë që në projektbuxhetin e 2024 fondet për sektorin bujqësor janë shkurtuar në raport me këtë vit, fermerët kanë një sërë emergjencash për të cilat......

Si po ndikon moti në çmimet e gazit natyror në Europë?
Çmimet e gazit natyror në Europë u rritën me 15% në tetor dhe arritën një nivel më të lartë tetë muajsh javën e kaluar, pasi moti më i freskët, përveç bazave......