Largimi i industrisë së veshjeve nga Kina, mision i pamundur! - Arsyet janë cilësia e lartë dhe prodhimi masiv me çmime konkurruese

Kompanitë e veshjeve po zhvillojnë një marrëdhënie të përhershme varësie nga Kina, pasi përpjekjet e tyre për t'u shkëputur gradualisht nga "Dragoi i Kuq" duket se po bien në vesh të shurdhër. Gjigantët e veshjeve dhe këpucëve nga Adidas tek Nike kanë kërkuar të largojnë zinxhirët e tyre të furnizimit nga ekonomia e dytë më e madhe në botë për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe rritjes së kostove të prodhimit.
Por shumë prej tyre kanë vendosur të rikthehen. Në një sfond të pasigurisë ekonomike globale dhe kërkesës në rënie të konsumatorëve, ata po zbulojnë se gjetja e qendrave alternative të prodhimit ka sfidat e veta. Sipas drejtuesve të kompanive perëndimore të veshjeve, ekosistemi i pjekur, i krijuar gjatë dekadave në Kinë, jo vetëm që siguron çmime konkurruese, por gjithashtu ofron cilësi të qëndrueshme në prodhimin masiv që është e vështirë të kopjohet. Madje ata as nuk mund të mendojnë për një vend tjetër që kombinon cilësinë, sasinë dhe çmimin si Kina.
Në krahasim me kostot në një vend tjetër, në Kamboxhia pagat janë 30% më të ulëta, por në fabrikat kineze produktiviteti është 20% më i lartë.
Kina është tani një lidhje kaq e rëndësishme në zinxhirin global të furnizimit me veshje, saqë edhe vendet që po e braktisin atë nuk po e reduktojnë varësinë e tyre aq sa mendojnë. Industria e veshjeve të Vietnamit ende mbështetet, për shembull, kryesisht në materialet kineze si kopsat, fijet, etiketat dhe ambalazhet, me vetëm 30%-40% të materialeve që prodhohen në vend, sipas Shoqatës së Tekstileve dhe Veshjeve të Vietnamit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Fshati italian ofron akomodim falas - Kush mund të aplikojë dhe cilat janë kushtet
Një fshat në ishullin italian të Sardenjës ofron për njerëzit dixhitalë asgjë më pak se akomodim falas. Për të qenë të saktë, është fshati Ollolai, i cili......

Greqia, ndihmë monetare për 1.2 milionë persona - 60 euro në muaj për ata që përdorin energjinë për t’u ngrohur
Në Greqi qeveria do të japër 60 euro në muaj për qytetarët për të paguar faturat e energjisë elektrike. Ministri grek i Energjisë, Theodoros Skylakakis,......

Motori kryesor i kërkimit në internet - Google pagoi 26 miliardë dollarë në vitin 2021
Alphabet, e cila zotëron Google, u pagoi 26.3 miliardë dollarë kompanive të tjera në vitin 2021 për ta bërë atë motor kërkimi të paracaktuar në shfletues dhe......

Fermerët në “emergjencë”, çfarë kërkohet nga qeveria? - KASH: Të falen detyrimet për subjektet dhe të rriten fondet për naftën
Ndërkohë që në projektbuxhetin e 2024 fondet për sektorin bujqësor janë shkurtuar në raport me këtë vit, fermerët kanë një sërë emergjencash për të cilat......

Si po ndikon moti në çmimet e gazit natyror në Europë?
Çmimet e gazit natyror në Europë u rritën me 15% në tetor dhe arritën një nivel më të lartë tetë muajsh javën e kaluar, pasi moti më i freskët, përveç bazave......

Këto qytete europiane do t'ju paguajnë deri në 80 mijë euro për të jetuar atje - Vendet që kanë nevojë për banorë të rinj!
Filloni një jetë të re jashtë vendit dhe pagohuni për ta bërë atë falë këtyre skemave. Në të gjithë Europën, qytetet me popullsi në pakësim kanë dalë me një......

Përmbytje, trafik dhe rrugë të bllokuara: Stuhia ‘Ciaran’ prek dhe Shqipërinë! Si parashikohet moti për fundjavën?
Reshje të pazakonta që përfshinë kryeqytetin gjatë mesditës së sotme kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë, ndërsa lumi Lana në disa zona ka dalë nga shtrati......

Mete në takim zyrtar me ambasadoren e Zvicrës: Potencial për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy vendeve!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber qëllimi i të cilit ishte diskutimi mbi......