Greqia, ndihmë monetare për 1.2 milionë persona - 60 euro në muaj për ata që përdorin energjinë për t’u ngrohur

Në Greqi qeveria do të japër 60 euro në muaj për qytetarët për të paguar faturat e energjisë elektrike.
Ministri grek i Energjisë, Theodoros Skylakakis, konfirmoi ndihmën emergjente nga 1 janari 2024 për rreth 1.2 milionë konsumatorë të cënueshëm që përdorin energjinë elektrike për t'u ngrohur, si dhe aplikimin e një shtese prej 20% për çdo fëmijë. Ai shtoi se deri më tani shteti ka mbështetur ata që përdornin mjete të tjera për t’u ngrohur dhe jo ata që përdornin energjinë elektrike. Aktualisht, këta të fundit përbëjnë gjysmën e konsumatorëve në vend.
Ministri grek konfirmoi se në vitin 2024 do të ketë një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit bazuar në të njëjtat parime në mënyrë që ndihmat të kenë karakteristika më të mira.
Kostoja totale e kësaj ndihme është 120 milionë euro, ndërsa kriteret e të ardhurave dhe aseteve për ndihmën do të jenë uniforme dhe madje të rritura për familjet me fëmijë. Konsumatorët që aplikojnë do ta shohin ndihmën në faturat përkatëse të konsumit si zbritje, pasi nuk do të jetë paradhënie.
Gjithashtu, nga 1 janari 2024, të gjithë konsumatorët do të duhet të zgjedhin një tarifë. Konsumatorët që nuk zgjedhin do të kalojnë automatikisht në tarifën speciale të përbashkët, e cila do të jetë e njëjtë për të gjithë furnizuesit.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Motori kryesor i kërkimit në internet - Google pagoi 26 miliardë dollarë në vitin 2021
Alphabet, e cila zotëron Google, u pagoi 26.3 miliardë dollarë kompanive të tjera në vitin 2021 për ta bërë atë motor kërkimi të paracaktuar në shfletues dhe......

Fermerët në “emergjencë”, çfarë kërkohet nga qeveria? - KASH: Të falen detyrimet për subjektet dhe të rriten fondet për naftën
Ndërkohë që në projektbuxhetin e 2024 fondet për sektorin bujqësor janë shkurtuar në raport me këtë vit, fermerët kanë një sërë emergjencash për të cilat......

Si po ndikon moti në çmimet e gazit natyror në Europë?
Çmimet e gazit natyror në Europë u rritën me 15% në tetor dhe arritën një nivel më të lartë tetë muajsh javën e kaluar, pasi moti më i freskët, përveç bazave......

Këto qytete europiane do t'ju paguajnë deri në 80 mijë euro për të jetuar atje - Vendet që kanë nevojë për banorë të rinj!
Filloni një jetë të re jashtë vendit dhe pagohuni për ta bërë atë falë këtyre skemave. Në të gjithë Europën, qytetet me popullsi në pakësim kanë dalë me një......

Përmbytje, trafik dhe rrugë të bllokuara: Stuhia ‘Ciaran’ prek dhe Shqipërinë! Si parashikohet moti për fundjavën?
Reshje të pazakonta që përfshinë kryeqytetin gjatë mesditës së sotme kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë, ndërsa lumi Lana në disa zona ka dalë nga shtrati......

Mete në takim zyrtar me ambasadoren e Zvicrës: Potencial për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy vendeve!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber qëllimi i të cilit ishte diskutimi mbi......

Stuhia Ciarán vret 5 persona dhe shkakton reshje rekord edhe në Itali!
Shiu rekord shkaktoi përmbytje në një zonë të gjerë të rajonit të Toskanës të Italisë, pasi stuhia Ciarán u fut në vend gjatë natës duke bllokuar banorët në......

Studimi: Shumica e britanikëve e shohin pozitivisht emigracionin pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të goditur fenomenin!
Një numër në rritje i britanikëve kanë pikëpamje më pozitive ndaj emigrantëve, kanë zbuluar studiuesit. Anketa Sociale Europiane (ESS) ka zbuluar se shumica e......