Mete në takim zyrtar me ambasadoren e Zvicrës: Potencial për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy vendeve!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber qëllimi i të cilit ishte diskutimi mbi marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Zvicrës, ku u theksua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dhe potenciali për thellimin e mëtejshëm.
Mete falënderoi Ambasadoren Huber për mbështetjen që Zvicra jep për Shqipërinë në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik, ku një vend të veçantë zë mbështetja për formimin profesional të të rinjve.
Ministri shprehu interesin për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve e në këtë drejtim një rol të rëndësishëm zë nxitja e bashkëpunimit institucional sa i përket promovimit dhe tërheqjes së investimeve të huaja, si dhe në drejtim të nxitjes së eksporteve.
Ai bëri një prezantim të shkurtër të zhvillimeve më të fundit ekonomike në vendin tonë, ku theksoi se ekonomia e vendit po ecën në një trajektore pozitive. Në këtë drejtim, Ministri tha se Shqipëria mirëpret biznesin zviceran për të shtuar prezencën e tij, në sektorë prioritarë të ekonomisë, si turizmi, energjia, etj.
Nga ana e saj, Ambasadorja Ruth Huber shprehu angazhimin për të vijuar bashkëpunimin dhe për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, si dhe për vijimin e një sërë projektesh që po zbatohen aktualisht me mbështetjen e qeverisë së Zvicrës.
Sipas njoftimit Zvicra është një ndër investitorët kryesorë të drejtpërdrejtë në Shqipëri dhe prezenca e stokut të investimeve zvicerane në vendin tonë është karakterizuar nga një trend rritës gjatë periudhës 2018 – 2022, duke arritur maksimumin në vitin 2022, përkatësisht në 1,876 milionë euro, me një rritje prej 7.4% krahasuar me vitin paraardhës.
“Në qershor 2023, stoku i investimeve shënoi vlerën 2,021 milionë euro, duke e renditur Zvicrën të parën për stokun e investimeve të huaja në vend. Aktualisht në Shqipëri operojnë rreth 88 biznese zvicerane me status aktiv, në fusha të ndryshme të ekonomisë,” shkruhet në njoftim.
E . S / SCAN
Sondazh

Stuhia Ciarán vret 5 persona dhe shkakton reshje rekord edhe në Itali!
Shiu rekord shkaktoi përmbytje në një zonë të gjerë të rajonit të Toskanës të Italisë, pasi stuhia Ciarán u fut në vend gjatë natës duke bllokuar banorët në......

Studimi: Shumica e britanikëve e shohin pozitivisht emigracionin pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të goditur fenomenin!
Një numër në rritje i britanikëve kanë pikëpamje më pozitive ndaj emigrantëve, kanë zbuluar studiuesit. Anketa Sociale Europiane (ESS) ka zbuluar se shumica e......

Tkurret tregu sekondar i bonove dhe obligacioneve - 9-mujori, bie volumi i dy transaksioneve. 6 milionë euro më pak se në 2022
Tregu sekondar i letrave letrave me vlerë të Qeverisë ka shënuar një tkurrje të dukshme gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Autoriteti i......

2023, shqiptarët paguan 100 Mln euro për të siguruar makinat - Rriten me 9% numri i kontratave për automjetet, efekt pozitiv për të gjithë tregun
Tregu i sigurimeve ka shënuar këtë vit një rritje të dukshme, në thelb të të cilit ka qenë performanca e mirë e segmentit të automjeteve. Sipas të dhënave......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit - Në 2024 nis rehabilitimi, kosto totale e projektit arrin në 39.25 mld lekë
Punimet për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit pritet të nisin vitin që vjen, teksa qeveria ka akorduar një buxhet fillestar për zbatimin e......

Etapat që do të kalojë pr/buxheti 2024 në Kuvend - Të hënën nis diskutimi në Komisione, miratohet në seancë më 7 Dhjetor
Projektbuxheti i shtetit për vitin 2024 dhe paketa fiskale janë depozituar për diskutime në komisione parlamentare, ndërkohë që u prezantua në dy ditë më parë......

Masa ndaj parregullsive të Autoshkollave, Elbasan – DPSHTRR ndëshkon 7 të tilla me pezullim aktiviteti!
DPSHTRR ka bërë me dije se janë ndërmarrë masa ndaj parregullsive të Autoshkollave për Qarkun Elbasan, ku operojnë 34 subjekte (me 120 mjete autoshkollë), nga......

Konsumi ‘për t’u dukur’: Pse bota e ushqimit dhe modës po 'përplasen'?!
Ushqimi dhe moda duken një çift i vështirë. Ndërsa inkurajon konsumin e konsumatorit të mallrave luksoze, moda e lartë ka lavdëruar prej kohësh dobësinë, me të......