Fermerët në “emergjencë”, çfarë kërkohet nga qeveria? - KASH: Të falen detyrimet për subjektet dhe të rriten fondet për naftën

Ndërkohë që në projektbuxhetin e 2024 fondet për sektorin bujqësor janë shkurtuar në raport me këtë vit, fermerët kanë një sërë emergjencash për të cilat kërkojnë mbështetje. Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë që të marrë masa për të ndalur shpopullimin e zonave rurale dhe të ndërhyjë për të përmirësuar kushte e fermerëve.
Konkretisht, KASH nënvizon se mjetet financiare të fermerëve për blerjen e mjeteve të reja bujqësore janë të limituara. Rezerva qëndron tek rritja e koeficientit të përdorimit të mjeteve bujqësore dhe linjave ekzistuese të përpunimit të lëndëve të para agro-blegtorale. Gjithashtu në mbështetjen që iu duhet dhënë mekanizatorëve për uljen e tarifës së shërbimeve me këto mjete. “Koeficienti i përdorimit të mjeteve bujqësore, veçanërisht atyre që përdoren në vjeljen e prodhimit është ndjeshëm nën limitet, që ato të konsiderohen eficiente sepse teknologjia e prodhimit të tyre është e vjetër. Përdorimi dhe mosha mesatare e pjesës më të madhe të traktorëve e kombajnave i kalon 25 vite pune dhe sipas përllogaritjeve të amortizimit duhet të kishin dalë jashtë përdorimit”, nënvizon Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.
Sipas këtij institucioni, parcelizimi i tejskajshëm i tokës rrit ndjeshëm kostot e punimeve te mekanizuara. Ndërsa shume mjete që vlerësohet se janë në gjendje pune, nuk kanë targa dhe janë me borxhe të palikujduara, ndërsa Qendrat e Agroservisit për riparim të mjeteve bujqësore nga 54 që kanë qenë, janë reduktuar në 13.
Për këtë arsye, KASH vë në dukje se çmimi lartë i karburantit dhe programimi i subvencionit të limituar për naftën nën nevojat e domosdoshme, përbëjnë një emergjencë të domosdoshme ndërhyrjen në këtë fushë. “Zgjidhja e problemit kërkon marrjen pa humbur më shumë kohë të një iniciative për faljen e detyrimeve të subjekteve që operojnë në zonat rurale për mekaniken bujqësore, linjat e agropërpunimit, serrat me ngrohje, që financimin e kanë nga grantet, si dhe detyrime te tjera të pa mundura për tu mbledhur nga institucionet përgjegjëse. Rritjen e fondeve që programohen për rimbursimin e naftës. Reduktimin ose rimbursimin e çmimit të energjisë elektrike, që përdoret për frigoriferët e ruajtjes së lëndëve të para bujqësore e blegtorale.”
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Si po ndikon moti në çmimet e gazit natyror në Europë?
Çmimet e gazit natyror në Europë u rritën me 15% në tetor dhe arritën një nivel më të lartë tetë muajsh javën e kaluar, pasi moti më i freskët, përveç bazave......

Këto qytete europiane do t'ju paguajnë deri në 80 mijë euro për të jetuar atje - Vendet që kanë nevojë për banorë të rinj!
Filloni një jetë të re jashtë vendit dhe pagohuni për ta bërë atë falë këtyre skemave. Në të gjithë Europën, qytetet me popullsi në pakësim kanë dalë me një......

Përmbytje, trafik dhe rrugë të bllokuara: Stuhia ‘Ciaran’ prek dhe Shqipërinë! Si parashikohet moti për fundjavën?
Reshje të pazakonta që përfshinë kryeqytetin gjatë mesditës së sotme kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë, ndërsa lumi Lana në disa zona ka dalë nga shtrati......

Mete në takim zyrtar me ambasadoren e Zvicrës: Potencial për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy vendeve!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber qëllimi i të cilit ishte diskutimi mbi......

Stuhia Ciarán vret 5 persona dhe shkakton reshje rekord edhe në Itali!
Shiu rekord shkaktoi përmbytje në një zonë të gjerë të rajonit të Toskanës të Italisë, pasi stuhia Ciarán u fut në vend gjatë natës duke bllokuar banorët në......

Studimi: Shumica e britanikëve e shohin pozitivisht emigracionin pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të goditur fenomenin!
Një numër në rritje i britanikëve kanë pikëpamje më pozitive ndaj emigrantëve, kanë zbuluar studiuesit. Anketa Sociale Europiane (ESS) ka zbuluar se shumica e......

Tkurret tregu sekondar i bonove dhe obligacioneve - 9-mujori, bie volumi i dy transaksioneve. 6 milionë euro më pak se në 2022
Tregu sekondar i letrave letrave me vlerë të Qeverisë ka shënuar një tkurrje të dukshme gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Autoriteti i......

2023, shqiptarët paguan 100 Mln euro për të siguruar makinat - Rriten me 9% numri i kontratave për automjetet, efekt pozitiv për të gjithë tregun
Tregu i sigurimeve ka shënuar këtë vit një rritje të dukshme, në thelb të të cilit ka qenë performanca e mirë e segmentit të automjeteve. Sipas të dhënave......