Shqipëria Postuar më 4 Nëntor 2023, 11:19

Përmbytje në gjithë vendin, por shqiptarët të pasiguruar - Sigurimet nga fatkeqësitë natyrore shumë të ulëta, më pak se 20 milionë euro

Nga SCAN TV
Përmbytje në gjithë vendin, por shqiptarët të

Ndërsa stuhia “Ciaran” po shkakton reshje të dendura e për rrjedhojë përmbytje në gjithë vendin, numri i shqiptarëve që kanë siguruar pronat nga përmbytjet, zjarret e fatkeqësitë natyrore është shumë i ulët. Nga të dhënat zyrtare të Autotritetit të Mbikqyrjes Financiare rezulton se në total janë paguar për periudhën janar-shtator më pak se 20 milionë euro në gjithë vendin për sigurimin e pronave nga fakteqësitë natyrore.

Megjithëse me një rritje të lehtë krahasuar me vitin e shkuar, totali i parave të shpenzuara për këtë lloj sigurimi rezulton 2 miliardë lekë në shtator. Volumi është shtuar me 19 përqind krahasuar me një vit më parë, por mbetet shumë i ulët, duke parë se pjesa dërrmuese e kësaj shifre përbëhet nga kontratat e sigurimit të pronave publike, si dhe nga nga kredimarrësit, të cilët i detyrojnë bankat të sigurojnë pronat për të mundësuar marrjen e kredive.

I gjithë portofoli i sigurimit të pronave rezulton shumë i ulët përë këtë vit, megjithëse përmbytjet dhe zjarret përsëriten rregullisht vit pas viti, duke u shkaktuar mjaft dëme bizneseve e individëve. Për portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive, për periudhën janar shtator janë paguar në total 3.1 miliardë lekë nga individët e bizneset shqiptare, afërisht 30 milionë euro. Pjesën dërrmuese të kësaj vlere e zë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.33%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.77% të totalit.

Ndërkaq gjithë tregu i sigurimit mbetet i orientuar nga sigurimet e detyrueshme, me shumë pak zhvillime në segmentin e sigurimit vullentar. Sigurimet e jo jetës, siaps të dhënave zyrtare të AMF sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.91% dhe risigurimi 0.07 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.07% të totalit të tregut.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat