Bota Postuar më 12 Shkurt 2023, 12:00

Studimi: Kafeja me qumësht mund të shtypë inflamacionin!

Nga SCAN TV
Studimi: Kafeja me qumësht mund të shtypë inflamacionin!

Studiuesit nga Universiteti i Kopenhagës kanë zbuluar se kombinimi i kafesë dhe qumështit mund të shtypë inflamacionin.

Shkencëtarët studiuan efektet e reagimit të trupit kur antioksidantët polifenol përziheshin me aminoacide, blloqet ndërtuese të proteinave. Polifenolet gjenden në kafe, çaj, fruta dhe perime të ndryshme.

Studiuesit induktuan artificialisht inflamacionin në qelizat imune dhe më pas u përpoqën ta shtypnin atë.

Doli se kombinimi i polifenoleve dhe aminoacideve është dy herë më efektiv në luftimin e inflamacionit në qeliza sesa polifenoli antioksidant "i pastër".

Kur një polifenol reagon me një aminoacid, ai ka një efekt shtesë frenues (bllokues) në inflamacionin në qelizat imune.

Studime të tjera kanë treguar se polifenolet lidhen me proteinat në ushqime dhe pije të caktuara, duke përfshirë kafenë me qumësht.

Një reagim i ngjashëm mund të ndodhë midis polifenoleve dhe aminoacideve në një pjatë mishi me perime ose përzierje frutash dhe perimesh me qumësht ose kos.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat