Strategjia e specializimit inteligjent në Shqipëri – Balluku: Ndihmë investimeve të ardhshme!

Zëvendëskryeministrja njëherësh dhe ministrja Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot prezente në konferencën “Strategjia e specializimit inteligjent në Shqipëri S3” ku merrnin pjesë pjesë përfaqësues të kabinetit qeveritar, Akademisë së Shkencave, shoqatave prodhuese në vend, shoqërisë civile, si dhe ekspertë të huaj të linjës, që operojnë në vendin tonë.
Balluku, vlerësoi rolin e strategjive në zhvillimin dhe progresin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë së vendit dhe u shpreh se me strategjinë e specializimit inteligjent në Shqipëri S3, “ do të nisim një faqe të re duke hartuar një strategji të re, me një metodologji ndryshe, që do të jetë si një udhërrëfyes për qeverinë shqiptare dhe i vjen në ndihmë zhvillimit të sektorëve dhe nën-sektorëve të ekonomisë në përgjigje të zhvillimeve bashkëkohore që kërkon koha, duke mundësuar progres dhe punësim për të rinjtë”.
Sipas Ballukut kjo strategji i përgjigjet në mënyrë të specializuar çdo sektori që nga bujqësia, energjia, manifaktura, mjedisi, kultura e deri tek ekonomia blu të gjithë zhvillimit ekonomik kombëtar dhe veçanërisht punësimit mbi baza të digjitalizimit dhe inovacionit.
Gjatë fjalimit të saj ajo tha gjithashtu se qeveria përkrah dhe mbështet procesin e specializimit inteligjent të Shqipërisë dhe për këtë fushë po punon me ekspertë të BE-së, për hartimin e dokumentit përkatës në linjë kjo dhe me procesin e integrimit që ka nisur tashmë vendi.
“Ne synojmë drejtimin e investimeve në të ardhmen tek inovacioni për të zhvilluar ekonominë në mënyrë inteligjente”, deklaroi Balluku.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shitja në ankand e pronave nga përmbarimi, ndryshojnë procedurat - Tarifa të reja për sendet e çmuara, pasuritë e paluajtshme e të luajtshme
Keshilli i Ministrave ka miratuar nje seri ndryshimesh ne procedurat dhe tarifat me te cilat operon sektori i permbarimit privat, por ne menyre te veçante sa i......

Sa punonjës duhet të deklarojnë DIVA-n në tatime? - 30 Prilli afati i fundit, preken mbi 57 mijë të dypunësuar në vend
Data 30 Prill është është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave......

Pse është domosdoshmëri analiza e rritjes së pagave? - Gjokutaj: I nevojshëm indeksimi i pensioneve, më pas rritja pagave
Ekspertët vlerësojnë që më parë duhej bërë një rritje të pensioneve më pas rritjes së pagave. Eskperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj theksoi se rritja e pagave......

94% e depozitave bankare të siguruara, rritje 5% në 2022 - Agjencia: Vlera e depozitave të sigurueshme arriti 1,425 mld lekë, rreth 14 miliardë dollarë
Ndërsa viti 2022 ka qenë një vit sfidues për sistemet financiare, është rritur me 5% niveli i depozitave të siguruara në bankat shqiptare. Agjencia e Sigurimit......

Të dhënat kadastrale, problem për investimet në fshatrat turistikë - FSHZH hap tenderin, kërkon kontraktimin e një subjekti për ekspertizën
Për fshatrat me potencial turistik të cilët kanë problem me të dhënat kadastrale të pasurive të paluajtshme private apo shtetërore do të kryhet një studim dhe......

Nisin rikonstruksionet në fshatrat turistikë - Hapet tenderi për mirëmbajten e shëtitoreve në Jalë, Himarë, Qeparo e Dhërmi
Pragu i sezonit turistik 2023 ka vënë në lëvizje bashkitë në jug të vendit për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e qyteteve me qëllim funksionalitetin e duhur......

“Të mëdhenjtë” paguajnë më shumë tatim mbi Dividentin - Shifrat zyrtare/ Në 2022-shin tatimet arkëtuan 37.5 milionë euro
Bizneset e mëdha kanë paguar më shumë tatim mbi dividentin e gjeneruar përgjatë vitit që lamë pas, çka do të thotë se edhe qarkullimi dhe fitimi ka qenë më i......

ONE Albania unifikoi rrjetin përmes një procesi unik në historinë e telekomunikacionit - Abonentët e ALBtelecom migruan me sukses në rrjetin e fuqishëm, me cilësi të lartë
Teksa ONE Albania përfundon hapat e fundit të bashkimit, kompania më e madhe e telekomunikacionit unifikoi rrjetin e saj. Ditët e fundit 450 mijë klientë nga......