Pse është domosdoshmëri analiza e rritjes së pagave? - Gjokutaj: I nevojshëm indeksimi i pensioneve, më pas rritja pagave

Ekspertët vlerësojnë që më parë duhej bërë një rritje të pensioneve më pas rritjes së pagave. Eskperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj theksoi se rritja e pagave duhet të kishte paraprakisht një analizë më të detajuar për të shmangur pasojat.
Rritja e pagës minimale dhe asaj mesatare pavarësisht faktit se do të ndikoj në shtimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit, por më parë duhej prezantuar një analizë për të minimizuar dhe pasojat që mund të lindin.
Eduart Gjokutaj Ekspert Ekonomie shprehet: “Përpara se të themi nëse është e shëndetshme ose jo, do të marrim në konsideratë se mbi çfarë bazash e ka marrë këtë vendim qeveria, nisur ndoshta nga rritja cilësore e shërbimeve të administratës, së dyti për të ndihmuar shtresa të caktuara të administratës apo për të aktivizuar thjeshtë rritjen e kostumit përmes rritjes së pagave. Natyrshëm që efekti i saj që nga një llogaritje paraprake që ka thënë qeveria është te 38 mld lekë në dy vite, mundet t’i japin në një pjesë të caktuar të konsumit atë impakt. Por nga ana tjetër kjo meriton një analizë përpara publikut për gjithë dilemat dhe pyetjet shteruese për të gjithë dilemat dhe pyetjet se pse pagat e punonjësve dhe jo pensionet apo diçka tjetër që qeveria e ka më problematike apo më shqetësuese”.
Sipas Gjokutajt, qeveria rritjen e të ardhurave duhet ta niste që me rritjen e pensioneve, kjo për pasojë do t’i shtoj krizën më tej për shkak të rritjes së çmimeve aktuale. “Ai është i pari për tu sistemuar, jo për indeksim por për tu rritur për arsye se niveli i pensioneve aktuale mesatare i studiuar nga të dhënat tregojnë që deri në 15% me çmimet aktuale janë me humbje dhe natyrshëm pensionistët janë mësuar ta përballojnë këtë me ndihmë nga remitancat apo ka pensionistë aktivë që punojnë”.
Gjokutaj thekson se duhet një analizë te qëndrueshmëria e pagave të rritura edhe përtej mandative qeveritare, kjo pasi është e ndjeshme për t’u mbajtur në këto stnadarde.
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

94% e depozitave bankare të siguruara, rritje 5% në 2022 - Agjencia: Vlera e depozitave të sigurueshme arriti 1,425 mld lekë, rreth 14 miliardë dollarë
Ndërsa viti 2022 ka qenë një vit sfidues për sistemet financiare, është rritur me 5% niveli i depozitave të siguruara në bankat shqiptare. Agjencia e Sigurimit......

Të dhënat kadastrale, problem për investimet në fshatrat turistikë - FSHZH hap tenderin, kërkon kontraktimin e një subjekti për ekspertizën
Për fshatrat me potencial turistik të cilët kanë problem me të dhënat kadastrale të pasurive të paluajtshme private apo shtetërore do të kryhet një studim dhe......

Nisin rikonstruksionet në fshatrat turistikë - Hapet tenderi për mirëmbajten e shëtitoreve në Jalë, Himarë, Qeparo e Dhërmi
Pragu i sezonit turistik 2023 ka vënë në lëvizje bashkitë në jug të vendit për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e qyteteve me qëllim funksionalitetin e duhur......

“Të mëdhenjtë” paguajnë më shumë tatim mbi Dividentin - Shifrat zyrtare/ Në 2022-shin tatimet arkëtuan 37.5 milionë euro
Bizneset e mëdha kanë paguar më shumë tatim mbi dividentin e gjeneruar përgjatë vitit që lamë pas, çka do të thotë se edhe qarkullimi dhe fitimi ka qenë më i......

ONE Albania unifikoi rrjetin përmes një procesi unik në historinë e telekomunikacionit - Abonentët e ALBtelecom migruan me sukses në rrjetin e fuqishëm, me cilësi të lartë
Teksa ONE Albania përfundon hapat e fundit të bashkimit, kompania më e madhe e telekomunikacionit unifikoi rrjetin e saj. Ditët e fundit 450 mijë klientë nga......

Në Shqipëri, 40% e të rinjve jetojnë me prindërit - Mbi mesataren Europiane, norma për të rinjtë e punësuar më e lartë se e atyre pa punë
Shqipëria ka ndër normat më të larta të të rinjve të cilët jetojnë më prindërit, krahasuar me vendet e Europës. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e......

Lamborghini për 15 mijë euro në Kinë - Kloni kinez është identik me përjashtim të një detaji
Në Kinë kanë arritur të prodhojnë një automjet të ngjashëm deri në detaj me Lamborghini Urus. Cmimi i këtij automjeti nis nga 15 mijë euro, ndërkohë që......

Kufijtë e zhvillimit të turizmit në Greqi - Vlera e shtuar e turizmit është në rënie të lirë
Shifrat rekord të turizmit në Greqi duket se ia kanë lënë vendin kritikave, me analistë e ekspertë që përcaktojnë qartë kufijtë e zhvillimit të këtij sektori......