Në Shqipëri, 40% e të rinjve jetojnë me prindërit - Mbi mesataren Europiane, norma për të rinjtë e punësuar më e lartë se e atyre pa punë

Shqipëria ka ndër normat më të larta të të rinjve të cilët jetojnë më prindërit, krahasuar me vendet e Europës. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” bëjnë me dije se Shqipëria renditet e treta në Europë me 25.6% të të rinjve të grupmoshës 18 deri në 34 dhe që nuk janë të marrëdhënie pune, të cilët jetojnë në një shtëpi me prindërit e tyre. Ky tregues për vendin tonë është pothuaj rreth 13 pikë përqindje larg mesatares së Bashkimit Europan që për vitin 2020 regjistrohet në 12.5% të të rinjve të papunë të cilët jetojnë më prindërit.
Ajo që duket interesante nga të dhënat e “Eurostat” është fakti se vendet e rajonit kryesojnë Europën. Maqedonia e Veriut dhe Serbia kryesojnë në dy vendet e para me 27.6% dhe 26.1% të të rinjve të cilët jetojnë në një shtëpi me prindërit. Në vend të katërt pas Shqipërisë vjen Mali i Zi, i cili për vitin 2020 e ka këtë tregues në 25%. Në fund të vendeve të Europës me normën më të ulët të personave jo të punësuar të cilët jetojnë me prindërit janë Malta me 3%, Hollanda me 3.2% dhe Rumania me 3.5%.
“Scan Intel” e ka thelluar më tej analizën duke marrë në konsideratë edhe normën e personave të punësuar me kohë të plotë, po për të njetën grupmoshë, të cilët jetojnë me prindërit. Të dhënat tregojnë se janë 40% e personave të punësuar në Shqipëri, nga mosha 18 vjeç deri në moshën 34 vjeç, të cilët jetojnë në një shtëpi me prindërit. Siç tregohet edhe përmes shifrave nomra e personave të punësuar të cilët janë shprehur se jetojnë me prindërit është ndjeshëm më e lartë se norma e personave të papunësuar. Kjo ndoshta edhe për faktin se kategoria e personave të papunë mund të përbëhet nga studentë që janë larguar nga shtëpia e prindërve për shkak të studimeve.
Edhe pse Shqipëria nuk renditet më ndër vendet e para sa i përket normës së personave të punësuar, përsëri qëndron me lart se mesatarja e Bashkimit Europian e cila është 35.5%. Në vend të parë më normën më të lartë është Malta me 66.6%, pasuar nga Sllovakia me 59.7%. Ndërkohë, në fund të listës gjejmë vende si Holanda me 19.7% dhe Suedia me 20.7%. Përgjithësisht në vendet e Europës kjo normë paraqitet e lartë për shkak të traditës apo edhe kushteve ekonomike.
Xhorxhina Deda /SCAN
Sondazh

Lamborghini për 15 mijë euro në Kinë - Kloni kinez është identik me përjashtim të një detaji
Në Kinë kanë arritur të prodhojnë një automjet të ngjashëm deri në detaj me Lamborghini Urus. Cmimi i këtij automjeti nis nga 15 mijë euro, ndërkohë që......

Kufijtë e zhvillimit të turizmit në Greqi - Vlera e shtuar e turizmit është në rënie të lirë
Shifrat rekord të turizmit në Greqi duket se ia kanë lënë vendin kritikave, me analistë e ekspertë që përcaktojnë qartë kufijtë e zhvillimit të këtij sektori......

Si miliarderët e Kinës po votojnë me pasuritë e tyre dhe po ikin nga regjimi i Xi?!
Tashmë janë bërë dy muaj që kur miliarderi kinez Bao Fan "u zhduk". Bankieri 52-vjeçar i investimeve ishte një nga financuesit më të suksesshëm të Shangait por......

Twitter nuk ekziston më! - Musk: “Nga 8 mijë punonjës, aktualisht kanë mbetur vetëm 1500”
Me objektivin për të transformuar rrjetin social në një media të ndershme dhe transparente, Elon Musk konfirmoi se aktualisht Twitter ka vetëm 1500 të punësuar......

Analistët: Të ndalojmë rritjen e normave të interesit! - “Po afrohet një ngadalësim i madh i inflacionit global"
Analistët këmbëngulin se tashmë nuk është më e domosdoshme rritja e mëtejshme e normave të interesit. Madje një gjë e tillë duhet të marrë fund. Kjo sepse......

Hakerat sulmojnë kartat e kreditit - Sulmet më të mëdha kryen në Amerikën e Veriut dhe Europë
Kohët e fundit objektivi i sulmit tëhakerave në të gjithë botën janë bërë kartat e kreditit. Ndër kontinentet ku regjistrohen më shumë sulme të tillë janë......

FMN: Ulet rritja globale, por shmanget recesioni - Viti 2023 do të shënojë një rritje deri në 2.8%
Viti 2023 do të shoqërohet nga një rritje globale deri në 2.8% duke bërë të mundur shmangien e recesionit sidomos në rajonet kryesore ekonomike. Është ky......

Bitcoin është një vit larg një ngjarjeje të madhe teknike - Historia sugjeron fillimin e një “fundi" ciklik!
Bitcoin është gati një vit larg një ngjarjeje teknike kyçe e cila mund të jetë katalizator për një rritje të zgjatur të vlerës së kriptomonedhës. Në prill ose......