Bota Postuar më 12 Prill 2023, 10:50

Analistët: Të ndalojmë rritjen e normave të interesit! - “Po afrohet një ngadalësim i madh i inflacionit global"

Nga SCAN TV
Analistët: Të ndalojmë rritjen e normave të interesit! -

Analistët këmbëngulin se tashmë nuk është më e domosdoshme rritja e mëtejshme e normave të interesit. Madje një gjë e tillë duhet të marrë fund. Kjo sepse sipas tyre të dhënat aktuale tregojnë qaryë një ngadalësim të madh të inflacionit global

Aktualisht bankat qendrore varen nga të ashtuquajturat "stress teste". Pra, në momentin që bankat kalojnë me sukses ‘stres testet’, rreziku i kolapsit të sistemit financiar bëhet (teorikisht) i papërfillshëm.

Prandaj, bankat qendrore janë mbështetur në testet e stresit për të vendosur mbi rritjen e fundit të normave të interesit. Pasi BQE rriti normat e interesit me 0.5 pikë përqindjeje, Christine Lagarde, presidentja e BQE-së, foli për presione të mëtejshme inflacioniste, të cilat me sa duket hapin rrugën për rritje të mëtejshme. Guvernatori i Bankës së Greqisë, Yiannis Stournaras, vlerësoi megjithatë se rritja e normave të interesit është tashmë një gjë që i përket së kaluarës.

Analistët në përgjithësi i japin të drejtë këtij këndvështrimi. Arsyeja e parë është se si Christine Lagarde dhe Andrew Bailey i Bankës së Anglisë dhe Jerome Powell i FED, përsërisin se bankat janë të sigurta. Testet e stresit e mbështesin këtë. Për shembull, testet e fundit të stresit në Britaninë e Madhe arritën në përfundimin se bankat britanike mbeten "të forta" edhe nëse tregu i aksioneve ulet me 45%, PBB-ja e Mbretërisë së Bashkuar tkurret me 5% dhe  PBB-ja botërore u tkurr me 2.5 %. Edhe bankat e tjera qendrore “drejtojnë” teste të tilla po aq rigoroze për të arritur në përfundimin se bankat, përfshirë edhe ato greke, natyrisht janë “të sigurta”.

Në të vërtetë, nervozizmi i vërejtur në tregje pas rënies së Silicon Valley Bank dhe deri në blerjen e Credit Suisse, çon në përfundimin se frika, sado e paarsyeshme të jetë, i kalon ‘stres testet’ dhe nëse bankat e kalojnë me sukses. Arsyeja e dytë për të mos rritur më tej normat e interesit ka të bëjë me eliminimin e ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit global. Ky indeks çmimesh është tashmë në një prirje rënëse. Ky indeks specifik parashikon me shumë saktësi Indeksin e Çmimeve të Konsumit - CPI. Pra, po “vjen” një de-përshkallëzim i madh në inflacionin global dhe natyrisht në inflacionin e Eurozonës.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat