Bota Postuar më 12 Prill 2023, 09:23

Dollari zgjeron humbjet - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA

Nga SCAN TV
Dollari zgjeron humbjet - Investitorët presin të dhënat mbi

Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.

Indeksi që mat ecurinë e monedhës së gjelbër po qëndron në rreth 102, shumë pranë nivelit më të ulët në 2 muajt e fundit. Analistët parashikojnë se inflacioni në SHBA do të jetë ngadalësuar në 5.2% gjatë marsit, nga 6% që ishte në shkurt, ndërsa inflacioni bazë pritet të jetë rritur lehtë në 5.6%.

Nëse parashikimet dalin të sakta, ekzistojnë 74% mundësi që Rezerva Federale të rrisë edhe me 25 pikë përqindje normën bazë të interesit në takimin e majit. Ndërkohë, kujdesi është i lartë, pasi të martën Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin mbi stabilitetin financiar global, deklaroi se ekonomia globale do të ngadalësohet në një rritje prej rreth 3%, në terma afatmesëm, që do të jetë hapi më i ngadaltë i rritjes në 3 dekadat e fundit.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 30 mijë dollarë, pranë nivelit më të lartë në 10 muajt e fundit, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1870 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat