Shqipëria Postuar më 12 Prill 2023, 10:16

Escobar në Tiranë, në fokus zgjedhjet lokale të majit!

Nga SCAN TV
Escobar në Tiranë, në fokus zgjedhjet lokale të majit!

Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, vijon të mërkurën vizitën zyrtare në Tiranë me takimet me përfaqësues të opozitës.

Ai mbërriti në Tiranë të martën pasdite ku zhvilloi një takim të mbyllur dhe pa njoftime për mediat takime me kryeministrin Rama si dhe me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Sipas ambasadës amerikane ardhja e tij në Tiranë ka si qëllim “të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe që partitë politike, liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri, përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës."

Mbështetja e SHBA ndaj procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian (BE) dhe zhvillimet në rajonin e BP ishin në qendër të bisedimeve Escobar-Begaj, theksohet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës.

Begaj i ka cilësuar "të shkëlqyera” marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ka vlerësuar lart partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA si dhe ka vlerësuar "të pazëvendësueshëm rolin e SHBA në garantimin e paqes dhe sigurisë në BP.” Po ashtu u theksua, se siguria kibernetike dhe kërcënimet ishin një temë tjetër e bisedimeve mes tyre.

Sot, në ditën e dytë të vizitës së tij  në Tiranë, pritet që Escobar të zhvillojë takime me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, që pranohet si drejtuesi zyrtar i opozitarëve demokratë nga SHBA de me ish-presidentin Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat