Bota Postuar më 12 Prill 2023, 09:30

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - FMN parashikon ngadalësim të ekonomisë globale në terma afatmesëm

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - FMN parashikon ngadalësim

Nafta po tregtohet e qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme dhe do të japin një panoramë më të qartë mbi hapat që do të ndjekë Rezerva Federale në takimin e muajit të ardhshëm.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 85 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi. Në sesionin e kaluar, të dyja kontratat u rritën me rreth 2% për shkak të optimizmit se Rezerva Federale mund të jetë pranë fundit të ciklit të rritjes së interesave.

Ndërkohë, referuar të dhënave jozyrtare të publikuara nga Instituti Amerikan i Naftës, rezervat e naftës bruto u rritën me rreth 380 mijë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 7 prill, ndërsa analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një rënie me rreth 600 mijë fuçi.

Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Në anën tjetër, fitimet po kufizohen nga parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që pret se ekonomia globale do të ngadalësohet gjatë këtij viti, që përkthehet në një kërkesë më të ulët për naftë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat