Bota Postuar më 12 Prill 2023, 10:19

Twitter nuk ekziston më! - Musk: “Nga 8 mijë punonjës, aktualisht kanë mbetur vetëm 1500”

Nga SCAN TV
Twitter nuk ekziston më! - Musk: “Nga 8 mijë punonjës,

Me objektivin për të transformuar rrjetin social në një media të ndershme dhe transparente, Elon Musk konfirmoi se aktualisht Twitter ka vetëm 1500 të punësuar nga 8 mijë që ishin ditën kur ai e mori në pronësi. Por analistë dhe ekspertë të sektorit komentojnë se tashmë Tëitter nuk ekziston më

 Që nga momenti kur Twitter u ble nga Elon Musk, në fund të tetorit 2022, janë pushuar nga puna rreth 6500 persona. Lajmi është konfirmuar nga vetë pronari i Tesla për BBC. Ai theksoi se fillimisht ishin 8 mijë të punësuarit ndërsa aktualisht numërohen 1500 të tillë. Pyetjes nëse e kishte pasur të vështirë të pushonte nga puna kaq shumë njerëz, Musk shpjegoi se një gjë e tillë nuk është fare zbavitëse, madje në disa raste mund të jetë e dhimbshme.

Musk këmbëngul se objektivi i tij është që të transformojë Twitter-in në një media transparente dhe të ndershme, duke theksuar se për këtë të fundit ka ende shumë punë për të bërë. Musk në fund foli dhe për problemet e likuiditetit të Twitter në momentin që e bleu. Ai shpjegoi se ishte një situatë negative prej 3 miliard dollarësh minus që i linin Tëitter vetëm 4 muaj jetë.

Gjatë intervistës Musk mbrojti mënyrën me të cilën po drejton kompaninë. I pyetur nëse ishte penduar për blerjen e Twitter, njeriu i dytë më i pasur në botë tha se "niveli i dhimbjes kishte qenë jashtëzakonisht i lartë ". Dhe pse pranoi se ishte një situatë mjaft stresuese gjatë muajve të fundit, ai ende mendonte se blerja e kompanisë ishte gjëja e duhur për të bërë. Gjërat po shkojnë "arsyeshëm mirë", tha ai, duke deklaruar se përdorimi i faqes është rritur dhe "faqja funksionon". Musk u shpreh se i ka premtuar vetes që të mos postojë asgjë pas orës 3 të mëngjesit, pasi nuk konsiderohet i kthjellët mjaftueshëm.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat