Nisin rikonstruksionet në fshatrat turistikë - Hapet tenderi për mirëmbajten e shëtitoreve në Jalë, Himarë, Qeparo e Dhërmi

Pragu i sezonit turistik 2023 ka vënë në lëvizje bashkitë në jug të vendit për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e qyteteve me qëllim funksionalitetin e duhur për tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj në këto zona. Për mirëmbajtjen e Jalës, Himarës, Dhërmisë dhe Qeparos, Bashkia Himarë ka hapur tenderin me vlerë rreth 4.1 milionë lekë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga dora njerëzore por dhe nga natyra për shkak të stuhive në këto zona, do të ndërmerren punime të tilla si montimi i konstruksioneve metalike për psihat e dëmtuara nga stuhitë, lyerje me bojë të shëtitoreve, pastrim dhe sistemim të plazhit nga inerte të ndryshme etj.
Konkretisht për shëtitoren e Dhërmiut do të riparohen muret dekorative të dëmtuara nga deti, do të pastrohet bregdeti nga bazat e ndryshme dhe inertet, do të riparohen stolat e dëmtuar. Përsa i përket shëtitores së Jalës do të riparohen muret dekorative me gurë të vjetër, zëvendësimi i koshave të mbeturinave dhe lyerja e tyre. Ndërkohë shëtitorja e Himarës riparimet përfshijnë trotuaret dhe muret përreth të dëmtuar nga dallgët e detit. Gjithashtu dëmtimet elektrike dhe zëvendësimi i llambave në shëtitore.
Në të njëjtën gjendje ndodhet dhe shëtitorja e Qeparoit e cila do t’i nënshtrohet këtyre rikonstruksioneve. Jalë, Dhërmi, Himarë dhe Qeparo janë zona bregdetare që tërheqin një pjesë të madhe të turistëve vendas dhe të huaj çdo vit.
Marinela Lina/ SCAN
Sondazh

“Të mëdhenjtë” paguajnë më shumë tatim mbi Dividentin - Shifrat zyrtare/ Në 2022-shin tatimet arkëtuan 37.5 milionë euro
Bizneset e mëdha kanë paguar më shumë tatim mbi dividentin e gjeneruar përgjatë vitit që lamë pas, çka do të thotë se edhe qarkullimi dhe fitimi ka qenë më i......

ONE Albania unifikoi rrjetin përmes një procesi unik në historinë e telekomunikacionit - Abonentët e ALBtelecom migruan me sukses në rrjetin e fuqishëm, me cilësi të lartë
Teksa ONE Albania përfundon hapat e fundit të bashkimit, kompania më e madhe e telekomunikacionit unifikoi rrjetin e saj. Ditët e fundit 450 mijë klientë nga......

Në Shqipëri, 40% e të rinjve jetojnë me prindërit - Mbi mesataren Europiane, norma për të rinjtë e punësuar më e lartë se e atyre pa punë
Shqipëria ka ndër normat më të larta të të rinjve të cilët jetojnë më prindërit, krahasuar me vendet e Europës. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e......

Lamborghini për 15 mijë euro në Kinë - Kloni kinez është identik me përjashtim të një detaji
Në Kinë kanë arritur të prodhojnë një automjet të ngjashëm deri në detaj me Lamborghini Urus. Cmimi i këtij automjeti nis nga 15 mijë euro, ndërkohë që......

Kufijtë e zhvillimit të turizmit në Greqi - Vlera e shtuar e turizmit është në rënie të lirë
Shifrat rekord të turizmit në Greqi duket se ia kanë lënë vendin kritikave, me analistë e ekspertë që përcaktojnë qartë kufijtë e zhvillimit të këtij sektori......

Si miliarderët e Kinës po votojnë me pasuritë e tyre dhe po ikin nga regjimi i Xi?!
Tashmë janë bërë dy muaj që kur miliarderi kinez Bao Fan "u zhduk". Bankieri 52-vjeçar i investimeve ishte një nga financuesit më të suksesshëm të Shangait por......

Twitter nuk ekziston më! - Musk: “Nga 8 mijë punonjës, aktualisht kanë mbetur vetëm 1500”
Me objektivin për të transformuar rrjetin social në një media të ndershme dhe transparente, Elon Musk konfirmoi se aktualisht Twitter ka vetëm 1500 të punësuar......

Analistët: Të ndalojmë rritjen e normave të interesit! - “Po afrohet një ngadalësim i madh i inflacionit global"
Analistët këmbëngulin se tashmë nuk është më e domosdoshme rritja e mëtejshme e normave të interesit. Madje një gjë e tillë duhet të marrë fund. Kjo sepse......