“Të mëdhenjtë” paguajnë më shumë tatim mbi Dividentin - Shifrat zyrtare/ Në 2022-shin tatimet arkëtuan 37.5 milionë euro

Bizneset e mëdha kanë paguar më shumë tatim mbi dividentin e gjeneruar përgjatë vitit që lamë pas, çka do të thotë se edhe qarkullimi dhe fitimi ka qenë më i lartë. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, tatimi mbi të ardhurat nga Dividentët dhe Aksionet për vitin 2022 regjistrohet në vlerën e 37.5 milionë euro, me një rritje prej 5.3 milion euro krahasuar me vitin 2022.
Tatimi mbi dividentin apo e thënë ndryshe mbi pjesa e fitimit që merr secili aksionar i një ndërmarrjeje sipas kapitalit që ka derdhur prej vitesh aplikohet normën 8 për qind gjë që nuk ka ndryshuar as me ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat i cili u miratua në Parlament këtë muaj.
Deklarimi i shumës së dividentit, bëhet përmes deklaratës së tatimit të mbajtur në burim, e cila dorëzohet online në administratën tatimore. Shoqëritë tregtare, sipas ligjit "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", të ndryshuar, pas pagimit të tatimit mbi fitimin, brenda një afati prej 6 muajsh nga data e mbylljes së vitit financiar, duhet të miratojnë në asamblenë e ortakëve apo organin kompetent vendimmarrës të shoqërisë rezultatet financiare të vitit paraardhës dhe ta destinojnë fitimin pas tatimit, duke përcaktuar shumën e rezervave ligjore, pjesën që do të përdoret për investime ose për shtesë kapitali dhe pjesën që do të shpërndahet në formë dividendi.
Ndërsa referuar ligjit në fuqi për “Tatimin mbi të ardhurat” personi juridik duhet të deklarojë dhe të paguajë për llogari të administratës tatimore tatimin mbi dividendin e pagueshëm, jo më vonë se data 20 gusht e vitit kur bëhet miratimi i rezultateve, pavarësisht nëse është bërë ose jo shpërndarja e dividendit. Detyrim për pagesën e tatimit e kanë shoqëritë aksionere, shoqritë kolektive, shoqëritë komandite dhe shoqëritë më përgjegjsi të kufizuar.
Elisabeta Dosku/ SCAN

ONE Albania unifikoi rrjetin përmes një procesi unik në historinë e telekomunikacionit - Abonentët e ALBtelecom migruan me sukses në rrjetin e fuqishëm, me cilësi të lartë
Teksa ONE Albania përfundon hapat e fundit të bashkimit, kompania më e madhe e telekomunikacionit unifikoi rrjetin e saj. Ditët e fundit 450 mijë klientë nga......

Në Shqipëri, 40% e të rinjve jetojnë me prindërit - Mbi mesataren Europiane, norma për të rinjtë e punësuar më e lartë se e atyre pa punë
Shqipëria ka ndër normat më të larta të të rinjve të cilët jetojnë më prindërit, krahasuar me vendet e Europës. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e......

Lamborghini për 15 mijë euro në Kinë - Kloni kinez është identik me përjashtim të një detaji
Në Kinë kanë arritur të prodhojnë një automjet të ngjashëm deri në detaj me Lamborghini Urus. Cmimi i këtij automjeti nis nga 15 mijë euro, ndërkohë që......

Kufijtë e zhvillimit të turizmit në Greqi - Vlera e shtuar e turizmit është në rënie të lirë
Shifrat rekord të turizmit në Greqi duket se ia kanë lënë vendin kritikave, me analistë e ekspertë që përcaktojnë qartë kufijtë e zhvillimit të këtij sektori......

Si miliarderët e Kinës po votojnë me pasuritë e tyre dhe po ikin nga regjimi i Xi?!
Tashmë janë bërë dy muaj që kur miliarderi kinez Bao Fan "u zhduk". Bankieri 52-vjeçar i investimeve ishte një nga financuesit më të suksesshëm të Shangait por......

Twitter nuk ekziston më! - Musk: “Nga 8 mijë punonjës, aktualisht kanë mbetur vetëm 1500”
Me objektivin për të transformuar rrjetin social në një media të ndershme dhe transparente, Elon Musk konfirmoi se aktualisht Twitter ka vetëm 1500 të punësuar......

Analistët: Të ndalojmë rritjen e normave të interesit! - “Po afrohet një ngadalësim i madh i inflacionit global"
Analistët këmbëngulin se tashmë nuk është më e domosdoshme rritja e mëtejshme e normave të interesit. Madje një gjë e tillë duhet të marrë fund. Kjo sepse......

Hakerat sulmojnë kartat e kreditit - Sulmet më të mëdha kryen në Amerikën e Veriut dhe Europë
Kohët e fundit objektivi i sulmit tëhakerave në të gjithë botën janë bërë kartat e kreditit. Ndër kontinentet ku regjistrohen më shumë sulme të tillë janë......