94% e depozitave bankare të siguruara, rritje 5% në 2022 - Agjencia: Vlera e depozitave të sigurueshme arriti 1,425 mld lekë, rreth 14 miliardë dollarë

Ndërsa viti 2022 ka qenë një vit sfidues për sistemet financiare, është rritur me 5% niveli i depozitave të siguruara në bankat shqiptare. Agjencia e Sigurimit të Depozitave raporton se në fund të vitit 2022, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,425 miliardë lekë, afërisht 14 miliardë dollarë, duke përfaqësuar 94% të totalit të depozitave. Krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 5%, ndërsa rritja në vlerë absolute është 67.8 mld lekë, apo afërisht 670 milionë dollarë.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë, Peshën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme për fundin e dhjetorit 2022, e zënë ato në euro, të cilat, të shprehura në kundërvlerën në lek zënë 48.2% të këtij totali, ndjekur nga depozitat në lekë me peshë 45.7%, dhe depozitat në USD, me kundërvlerën e tyre në lekë, me 4.2%. Depozitat e sigurueshme përfshijnë depozitat me afat, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit, llogaritë e kartave, llogaritë e përbashkëta dhe produkte të tjera të ngjashme.
Depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2022 arritën 1,161.5 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 82 % të tyre (norma e ndryshimit vjetor ishte +4.4%). Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48%, ndjekur nga depozitat ne euro me 46%.
Gjatë vitit 2022 ecuria e depozitave të individëve në lekë ka qenë pozitive gjatë gjithë muajve të vitit me përjashtim të një rënieje të lehtë në muajt mars, korrik e gusht. Normat e ndryshimit mujor kanë qenë relativisht të ulta, dhe rritja më e madhe u shënua në muajin qershor me 0.9%. Ndikimin në rritjen vjetore prej 4.4% të depozitave të sigurueshme të individëve, e kanë dhënë depozitat në euro.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Të dhënat kadastrale, problem për investimet në fshatrat turistikë - FSHZH hap tenderin, kërkon kontraktimin e një subjekti për ekspertizën
Për fshatrat me potencial turistik të cilët kanë problem me të dhënat kadastrale të pasurive të paluajtshme private apo shtetërore do të kryhet një studim dhe......

Nisin rikonstruksionet në fshatrat turistikë - Hapet tenderi për mirëmbajten e shëtitoreve në Jalë, Himarë, Qeparo e Dhërmi
Pragu i sezonit turistik 2023 ka vënë në lëvizje bashkitë në jug të vendit për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e qyteteve me qëllim funksionalitetin e duhur......

“Të mëdhenjtë” paguajnë më shumë tatim mbi Dividentin - Shifrat zyrtare/ Në 2022-shin tatimet arkëtuan 37.5 milionë euro
Bizneset e mëdha kanë paguar më shumë tatim mbi dividentin e gjeneruar përgjatë vitit që lamë pas, çka do të thotë se edhe qarkullimi dhe fitimi ka qenë më i......

ONE Albania unifikoi rrjetin përmes një procesi unik në historinë e telekomunikacionit - Abonentët e ALBtelecom migruan me sukses në rrjetin e fuqishëm, me cilësi të lartë
Teksa ONE Albania përfundon hapat e fundit të bashkimit, kompania më e madhe e telekomunikacionit unifikoi rrjetin e saj. Ditët e fundit 450 mijë klientë nga......

Në Shqipëri, 40% e të rinjve jetojnë me prindërit - Mbi mesataren Europiane, norma për të rinjtë e punësuar më e lartë se e atyre pa punë
Shqipëria ka ndër normat më të larta të të rinjve të cilët jetojnë më prindërit, krahasuar me vendet e Europës. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e......

Lamborghini për 15 mijë euro në Kinë - Kloni kinez është identik me përjashtim të një detaji
Në Kinë kanë arritur të prodhojnë një automjet të ngjashëm deri në detaj me Lamborghini Urus. Cmimi i këtij automjeti nis nga 15 mijë euro, ndërkohë që......

Kufijtë e zhvillimit të turizmit në Greqi - Vlera e shtuar e turizmit është në rënie të lirë
Shifrat rekord të turizmit në Greqi duket se ia kanë lënë vendin kritikave, me analistë e ekspertë që përcaktojnë qartë kufijtë e zhvillimit të këtij sektori......

Si miliarderët e Kinës po votojnë me pasuritë e tyre dhe po ikin nga regjimi i Xi?!
Tashmë janë bërë dy muaj që kur miliarderi kinez Bao Fan "u zhduk". Bankieri 52-vjeçar i investimeve ishte një nga financuesit më të suksesshëm të Shangait por......