Të dhënat kadastrale, problem për investimet në fshatrat turistikë - FSHZH hap tenderin, kërkon kontraktimin e një subjekti për ekspertizën

Për fshatrat me potencial turistik të cilët kanë problem me të dhënat kadastrale të pasurive të paluajtshme private apo shtetërore do të kryhet një studim dhe analizim. Me qëllim tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në rajonet e Shqipërisë, FSHZH ka hapur tenderin mbi kufirin e lartë monetar “Mbështetje me ekspertizë për bashkitë për regjistrimin fillestar / përmirësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme në territorin e fshatrave me potencial turistik” në të cilin kërkon një subjekt që të kryejë këtë studim, analizim në funksion të procesit të regjistrimit fillestar që kryhet prej vitesh nga Kadastra.
Procesi i regjistrimit fillestar të pronave është cilësuar thelbësor nga FSHZH për realizimin e investimeve të parashikuara, si dhe do t’i hapë rrugë investimeve të reja publike apo private. Për këtë arsye do të ndërmerret projekti që do të mundësojë realizimin e procesit të regjistrimit fillestar sistematik të pasurive të paluajtshme brenda një kohe të shkurtër .
Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të kryejë studime analiza dhe masterplane në zonat kadastrale të territorit të fshatrave me potencial turistik, përfshirë edhe territorin e 100 fshatrave në zonat me potencial zhvillimi dhe ku vlerësohet që ky investim i është i nevojshëm për realizimin e projekteve të ndryshme të aplikuara në këto zona.
Sistemi i vjetër i Hipotekës (aty ku ekziston) do të mbyllet dhe, të gjitha dokumentet e arkivuara sipas sistemit të Hipotekës do të jenë transferuara dhe arkivuar sipas sistemit të ri të regjistrimit.
Procesi i Regjistrimit Fillestar apo Përmirësimit për çdo zonë kadastrale apo bllok kadastral do të përmbajë fazat si grumbullimi i Dokumentacioneve nga ekipi i përcaktuar i punës, informimi i pronarëve gjatë procesit të matjeve në terren për përcaktimin e kufirit të ZK, skanimi i dokumentacionit tekniko-ligjor, përgatitja e Hartës Kadastrale (HK) dhe Librit të Ngastrave dhe përfshirjen e Regjistrimit Fillestar ekzistues në Regjistrimin Fillestar Sistematik.
Kohëzgjatja e procesit të regjistrimit fillestar apo të përmirësimit do të jetë 24 muaj nga data e lidhjes së marrëveshjes kuadër. Në tetor të vitit 2022, Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit hapi gjithashtu tenderin me vlerën rreth 500 milionë lekë për rigjallërimin ekonomik të fshatrave me potencial turistik.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Nisin rikonstruksionet në fshatrat turistikë - Hapet tenderi për mirëmbajten e shëtitoreve në Jalë, Himarë, Qeparo e Dhërmi
Pragu i sezonit turistik 2023 ka vënë në lëvizje bashkitë në jug të vendit për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e qyteteve me qëllim funksionalitetin e duhur......

“Të mëdhenjtë” paguajnë më shumë tatim mbi Dividentin - Shifrat zyrtare/ Në 2022-shin tatimet arkëtuan 37.5 milionë euro
Bizneset e mëdha kanë paguar më shumë tatim mbi dividentin e gjeneruar përgjatë vitit që lamë pas, çka do të thotë se edhe qarkullimi dhe fitimi ka qenë më i......

ONE Albania unifikoi rrjetin përmes një procesi unik në historinë e telekomunikacionit - Abonentët e ALBtelecom migruan me sukses në rrjetin e fuqishëm, me cilësi të lartë
Teksa ONE Albania përfundon hapat e fundit të bashkimit, kompania më e madhe e telekomunikacionit unifikoi rrjetin e saj. Ditët e fundit 450 mijë klientë nga......

Në Shqipëri, 40% e të rinjve jetojnë me prindërit - Mbi mesataren Europiane, norma për të rinjtë e punësuar më e lartë se e atyre pa punë
Shqipëria ka ndër normat më të larta të të rinjve të cilët jetojnë më prindërit, krahasuar me vendet e Europës. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e......

Lamborghini për 15 mijë euro në Kinë - Kloni kinez është identik me përjashtim të një detaji
Në Kinë kanë arritur të prodhojnë një automjet të ngjashëm deri në detaj me Lamborghini Urus. Cmimi i këtij automjeti nis nga 15 mijë euro, ndërkohë që......

Kufijtë e zhvillimit të turizmit në Greqi - Vlera e shtuar e turizmit është në rënie të lirë
Shifrat rekord të turizmit në Greqi duket se ia kanë lënë vendin kritikave, me analistë e ekspertë që përcaktojnë qartë kufijtë e zhvillimit të këtij sektori......

Si miliarderët e Kinës po votojnë me pasuritë e tyre dhe po ikin nga regjimi i Xi?!
Tashmë janë bërë dy muaj që kur miliarderi kinez Bao Fan "u zhduk". Bankieri 52-vjeçar i investimeve ishte një nga financuesit më të suksesshëm të Shangait por......

Twitter nuk ekziston më! - Musk: “Nga 8 mijë punonjës, aktualisht kanë mbetur vetëm 1500”
Me objektivin për të transformuar rrjetin social në një media të ndershme dhe transparente, Elon Musk konfirmoi se aktualisht Twitter ka vetëm 1500 të punësuar......