Shqipëria Postuar më 29 Gusht 2022, 11:50

Strategji 7-vjeçare kundër korrupsionit, në lupë lobimet - Ngrihet strukturë e posaçme. 2023-2030, transparencë fondet dhe financimet e partive

Nga SCAN TV
Strategji 7-vjeçare kundër korrupsionit, në lupë lobimet -

Ministria e Drejtësisë ka nisur përgatitjen e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit, 2023-2030, e cila duket se do të ketë orientim prioritar nga financimet e subjekteve politike, por edhe lobimet. Në dokumentin konceptual strategjik të zbardhur nga Scan Televizion, theksohet se lobimi mund të çojë gjithashtu në ndikim të padrejtë,  konkurrencë të pandershme në dëm të interesit publik dhe politikave publike efektive.

Përvoja ndërkombëtare sugjeron që rregullimi efektiv i lobimit varet nga elementët e mëposhtëm, thekson Ministria e Drejtësisë: Përkufizimi i qartë i aktiviteteve lobuese. Publikimi i kritereve dhe informacionit përkatës mbi aspektet kyçe të lobimit si objektivi, përfituesit, burimet e financimit dhe objektivat. Shkak për të cilin, duket se së shpejti në Shqipëri do të kemi një strukturë institucionale që do mbikqyrë lobimet. “Kërkesat në rritje për transparencë në vendimmarrjen publike kanë bërë që Shqipëria të përfshijë si prioritet gjithnjë e më shumë lobimin me synim përcaktimin e një kuadri ligjor, ngritjen e një strukture institucionale dhe një mekanizmi për kontrollin e lobimit, thekson dokumenti i Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkohë që element edhe më prioritar duket se do të jetë transaparenca e financave dhe fondeve të partive politike.

Sipas dikasterit, një numër në rritje vendesh kanë zhvilluar sisteme që lejojnë partitë politike dhe kandidatët të paraqesin në mënyrë dixhitale raportet e tyre të të ardhurave dhe shpenzimeve. Struktura e mbikëqyrjes së financave politike që merr këto të dhëna i analizon ato për pajtueshmërinë me rregulloret e raportimit përpara se t'i ngarkojë në një faqe interneti të aksesueshme nga publiku, përcakton dokumenti i Ministrisë së Drejtësisë.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=JnGIoELNWRM

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video