Bie vlera e arit me 0.7% për të dytën ditë radhazi - Rezerva Federale amerikane, nën presionin e Dollarit

Ari ra për të dytën ditë pasi kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, shuajti shpresat se banka qendrore e SHBA-së do të fillonte të lehtësonte politikën monetare, duke sinjalizuar se normat e interesit do të vazhdonin të rriteshin dhe do të mbeten të larta për të frenuar inflacionin.
Ari ra në nivelin më të ulët në një muaj dhe po shkon drejt rënies së pestë mujore, shtrirja më e gjatë e tillë në katër vjet, pasi Rezerva Federale rriti normat e interesit. Një dollar më i fortë ka ndikuar gjithashtu mbi arin. Yield-i dyvjeçar i bonove thesarit arriti në nivelin më të lartë që nga viti 2007.
"Rivendosja e stabilitetit të çmimeve ka të ngjarë të kërkojë mbajtjen e një qëndrimi politikash kufizuese për disa kohë," tha Powell në forumin vjetor të politikave të Kansas City. Ai përsëriti se një tjetër rritje jashtëzakonisht e madhe në normën bazë të huadhënies mund të jetë e përshtatshme kur zyrtarët të mblidhen muajin e ardhshëm.
Tregtarët e arit e konsiderojnë një deklaratë të ashpër fjalimin e Powell teksa shprehen se ari është nën presionin e fuqisë së dollarit amerikan për momentin.
Ari ra me 0.7% në 1 725.52 dollarë për ons, niveli më i ulët që nga 27 korriku dhe u tregtua me 1 725.81 dollarë që nga ora 9:39 e mëngjesit në Singapor. Indeksi i Dollar Spot Bloomberg u rrit 0.5% pasi u ngjit në një shumë të ngjashme në seancën e mëparshme. Argjendi dhe platini ranë, ndërsa paladiumi përparoi.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=Tqd1jt0JqS8
Sondazh

“Eurozona është tashmë në recesion” - Grupi zviceran UBS: Çmimet e energjisë shkaktojnë presione në konsumin familjar
Eurozona tashmë ka hyrë në recesion të shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë, që do të zgjasë deri në fund të vitit. Në këtë vlerësim kanë arritur......

Gjermania mbush depozitat e gazit - Kapaciteti i magazinimit në depozita, 85% që në fillim të shtatorit. Problem çmimet
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tha se objektivat e vendosura nga qeveria për mbushjen e objekteve të depozitimit të gazit ishin arritur përpara......

Powell u “fshin” 78 miliardë dollarë të pasurve - Bezzos humbi 6,8 miliardë dollarë, Musk 5,5, Gates humb 2,2 dhe Buffett 2,7 miliardë dollarë!
Në harkun kohor prej vetëm tetë minutash, kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell, shkaktoi një trazirë të tregut që uli pasurinë e njerëzve më të pasur të......

Zgjerimi i kërkesës rrit çmimin e naftës - Ndikojnë perspektiva e uljes së furnizimit të OPEC, konflikti në Libi dhe çmimet e gazit
Çmimet e naftës u rritën me 1% të hënën, pasi pritshmëritë që OPEC do të shkurtonte prodhimin nëse do të ishte e nevojshme për të mbështetur çmimet, shoqëruar......

Masa për të mbrojtur bizneset dhe qytetarët - Vendet e BE-së kanë ndarë 236 miliardë euro vitin e kaluar për të kompensuar krizën energjetike
Qeveritë e 25 vendeve të Bashkimit Evropian (BE) kanë ndarë një total prej rreth 236 miliardë euro që nga shtatori i kaluar për masat për të mbrojtur bizneset......

Rritja e çmimeve dhe inflacioni në Europë - Çfarë i pret konsumatorët?!
Çmimet në eurozonë janë rritur si asnjëherë më parë – në korrik rritja ishte 8,9 % krahasuar me verën e vitit 2021. Në Gjermani dinamika e rritjes është paksa......

Shfrytëzimi i energjisë diellore në Maqedoninë e Veriut!
Hoteli "Drim” mbi liqenin piktoresk të Ohrit rikonstruktoi së fundi sistemin e ngrohjes dhe të ftohjes. Edhe pse për një dekadë, ky hotel përdorte kaldajat –......

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për dokumentet dhe reciprocitetin!
Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel, e cilëson marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit si një zgjidhje evropiane. Vuҫiq tha se me njohjen......