Si kanë ndryshuar pagat dhe çmimet në 8 vite/ Që prej 2014-ës pagat janë rritur me 29.6%, fruta-perimet me 120.5%

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar ecurinë e pagave dhe të çmimeve të konsumit gjatë 8 viteve të fundit, për të kuptuar se si ka peshuar në xhepat e qytetarëve rritja e çmimeve. Viti 2014 është viti i fundit kur të dhënat për pagat janë publike dhe për këtë arsye është marrë si referencë. Shifrat e analizuara dhe përpunuara tregojnë se në vitin 2014 paga mesatare bruto në tremujorin e parë të vitit ishte 45,961 lekë, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, 59.565 lekë. Pra, në harkun e 8 viteve, paga mesatare e një shqiptari është rritur me 29.6%. Por, ndërkohë që pagat janë rritur me këtë hap, si kanë ndryshuar çmimet? Analiza e indeksit të çmimeve të konsumit tregon se, që prej fillimit të vitit 2014, ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar me rreth 33%, ndërkohë që vetëm ushqimet me 36%. Nga ana tjetër, çmimet e frutave dhe zarzavateve janë rritur me një hap ndjeshëm më të lartë se rritja e pagave gjatë kësaj periudhe kohore. Më saktësisht, frutat janë rritur me 115.7%, ndërkohë që zarzavatet mbajnë vendin e parë, duke u shtrenjtuar me plot 125.3%. Pra, çmimet e fruta-zarzavate janë mesatarisht, së bashku, rreth 120.5% më të shtrenjta sot, se viti 2014, ndërkohë që pagat janë rritur me vetëm 29.6%. Çmimet janë krahasuar nga muaji shkurt i vitit 2014, deri në muajin shkurt të këtij viti.
Vetëm këto kategori rezultojnë të jenë shtrenjtuar me një hap më të shpejtë se rritja e pagave. Por, veçse bëhet fjalë për produkte thelbësore, sipas analizave të ndryshme, edhe nga vetë Eurostat, shqiptarët kanalizojnë rreth 44% të shpenzimeve të tyre për ushqim.
Produktet e tjera me shtrenjtimin më të madh të çmimeve gjatë këtyre 8 viteve, paçka se me një hap më të ngadaltë se rritja e pagës mesatare bruto, janë furnizimi me ujë dhe duhani, me rreth 20% secili.
Nga krahu i kundërt i renditjes ndërkohë, kemi ato produkte të cilat janë më të lira se 8 vite më parë, dhe në vend të parë qëndrojnë medikamentet, me rreth -10.2%. Veshjet, në thuajse të gjitha kategoritë rezultojnë gjithashtu me rënie të çmimeve krahasuar me vitin 2014, dhe gjithashtu pajisjet shtëpiake dhe elektroshtëpiake, pajisje gatimi, ngrohje dhe kondicionimi, mjetet e qarkullimit, etj. Për këto kategori, fuqia blerëse në harkun e 8 viteve të fundit duket se është rritur ndjeshëm, pasi rënia e çmimeve është shoqëruar me një rritje të pagave me thuajse 30%.
Sondazh

Turizmi shënon rritje në janar/ 2 herë më shumë netë qëndrime në strukturat akomoduese se në vitin 2021
Turizmi e ka nisur me rritje vitin 2022 tregojnë të dhënat më të fundit nga "Instituti i Statistikave". Shifrat sinjalizojnë se gjatë muajit janar të këtij......

Inflacioni, “lokomotiva” e tregtisë së jashtme/ Eksportet rriten me 50.5%, importet me 31.5% në shkurt, por, efekt i rritjes së çmimeve
Muaji shkurt konfirmon ecurinë e mirë të tregtisë së jashtme, të paktën në terma monetarë, pasi shifrat sinjalizojnë se kjo rritje në një pjesë të madhe ka......

Rritet prodhimi, ulet punësimi/ Industria rritet në çdo tregues, përveç punësimit. Ndërtimi rritet në prodhim, shitje, punë
Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave sinjalizojnë rritje të indekseve të shitjeve dhe të prodhimit në sektorë të ekonomisë siç janë Industria,......

Kreditë me probleme bien sërish/ Pranë nivelit më të ulët që prej vitit 2008. Janari, muaji i 12-të me radhë në rënie
Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit janar, tregojnë......

Me çfarë "punojnë" makinat në Shqipëri? 3 në 4, me naftë, vetëm 8.8% me gaz dhe 0.33% elektrike
Teknologjia e automjeteve ka ndryshuar gjatë viteve të fundit, duke sjellë edhe një tranzicion drejt makiave elektrike. Por, sa të përhapura janë ato në......

Përkeqësohet klima e të bërit biznes/ 49.6% e shqiptarëve mendojnë se është më keq se një vit më parë
Mes shumë temave që trajton Barometri Ekonomik Scan veçanërisht ndalet dhe te klima e biznesit në vendin tonë. Një mijë të anketuarit janë pyetur për......

Serbatori “full” na heq 21.5% të pagës mujore/ Shqipëria, e para në Europë! Një zvicerian do e mbushte 12 herë makinën për të na barazuar
Hidrokarburet, nafta dhe benzina janë prej produkteve më të konsumuara nga qytetarët, dhe padiskutim që rritja e çmimeve të tyre peshon ndjeshëm në buxhetin......

Çmimet e konsumit, problemi kryesor i shqiptarëve/ Barometri Ekonomik Scan: Ndjekin taksat dhe papunësia, situata politike renditet e fundit
Një nga çështjet e trajtuara në Barometrin Ekonomik Scan, mes shumë të tjerave, është edhe ajo e problematikave kryesore të shqiptarëve, ku renditen 10 të......