Shtyhet kredia e FSHZH për rrugët - Qeveria kërkoi zgjatjen me 18 muaj, KLSH konstatoi probleme me menaxhimin e programit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka mundur të përthithë në kohë kredinë 50 mln USD, nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Konektivitetin e Rrugëve Lidhëse Rajonale, duke kërkuar zgjatjen me 18 muaj të datës së mbylljes së huasë.
Sipas afateve të reja, që tashmë janë miratuar, mbyllja parashikohet në 30 qershor 2024, teksa në kërkesën e bërë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë thuhet se ky afat do të mundësonte finalizimin e aktiviteteve për t’u financuar nga kjo marrëveshje.
Programi i Rrugëve Lidhëse Rajonale dhe Lokale bashkëfinancohet edhe nga Banka Botërore, teksa në total ka një buxhet prej 100 mln USD. Në kuadër të këtij programi u parashikua rikonstruksioni i rrugëve Fier – Seman, Pogradec – Tushemisht, Qafe Thore – Theth – Ndërlysaj, Shëngjin – Velipojë dhe Vlorë – Orikum si zona që kanë potencial të lartë bujqësor dhe turistik.
Ndërkaq, një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, publikuar në vitin 2021 kontastoi se Fondi Shqiptar i Zhvillimit kishte të meta dhe mangësi në disa drejtime të veprimtarisë së tij që lidhen me menaxhimin e projektit.
Sipas KLSH, një ndër problematikat e evidentuara i referohej mos përcaktimit të Personelit të Dedikuar për projektin siç është parashikuar në marrëveshjen e financimit me Bankën Botërore dhe mos vlerësim të objektivave të përcaktuara në marrëveshjet e financimit me qëllim vlerësimin e rezultateve të punës së deritanishme.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Kjo teknologji e re diellore mund t'i përgjysmojë faturat tuaja të energjisë!
Një bllok banimi në Uells është pajisur me një sistem diellor 'të parë në botë' që lidh të gjitha banesat me të njëjtat panele në çati. Banorët e Odet Court në......

Shpronësime në Tiranë – Rreth 82 milion lekë për pronarët që preken nga Rikonstruksioni i infrastrukturës nga rruga “Endri Keko”, Sadik Petrela” dhe Lana”
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën “Për shpronësimin për......

Rriten shpresat për një marrëveshje të re tregtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE!
Ka shpresa nga të gjitha palët se së shpejti do të arrihet një marrëveshje e re tregtare pas Brexit midis MB dhe BE. Ditët e fundit janë shtuar negociatat mbi......

Turqia frenon blerjet në USD për të mbështetur paundin - Masat që po merren për të frenuar kërkesën për ar janë në rritje
Me përllogaritjen e tragjedisë njerëzore ende në vazhdim, lëkundjet sizmike të Turqisë po transmetohen gradualisht në ekonominë e saj dhe banka qendrore po......

Cilat janë kurset e reja që u përgjigjen kërkesave të kohës? - Nga web dizajn, tek art dekor dhe zhvillimi i planeve të biznesit
Pandemia dhe krizat e njëpasnjëshme me të cilat është përballur vendi ynë kanë riformatuar tregun e punës duke bërë që profesione që më parë ishin të lëna nën......

Sërish rritje të normave nga FED - Sipas Goldman Sachs, gjatë vitit 2023 priten dhe tre ndërhyrje të tjera
Goldman Sachs tha se pret që Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të rrisë normat e interesit edhe tre herë të tjera këtë vit me një çerek pikë......

“Lehtësohen” çmimet e prodhimit në Gjermani - Gjithsesi, ritmi mbetet më i ulët se pritshmëritë
Çmimet e prodhimit në Gjermani u rritën më shumë se sa pritej në janar, megjithëse ritmi i rritjes u lehtësua për të katërtin muaj radhazi, duke sinjalizuar se......

Kreu i EDF premton kthesë 360 gradë - Kompania energjetike shënoi humbje rekord prej 18 miliardë euro
Kreu i kompanisë EDF, Luc Remont, u zotua se do ta kthejë prodhuesin francez të energjisë në rrugën e duhur, pas humbjes neto rekord prej 17.9 miliardë euro ......