Shqipëria Postuar më 18 Shkurt 2023, 11:20

Shpronësime në Tiranë – Rreth 82 milion lekë për pronarët që preken nga Rikonstruksioni i infrastrukturës nga rruga “Endri Keko”, Sadik Petrela” dhe Lana”

Nga SCAN TV
Shpronësime në Tiranë – Rreth 82 milion lekë për

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën “Për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i infrastrukturës së bllokut të kufizuar nga rruga “Endri Keko”, Sadik Petrela” dhe Lana”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 82 260 756 (tetëdhjetë e dy milionë e dyqind e gjashtëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e gjashtë)lekë.

Lista emërore e përfituesve: https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/25/3669870d-50e0-464c-9286-d8ce7aa8c942

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat