Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2022, 12:15

Shtatori “rikthen” 3 mijë lekshin për pensionistët - Paketa antikrizë, e njëjtë me atë të Prillit. “Harrohen” dy muajt e verës

Nga SCAN TV
Shtatori “rikthen” 3 mijë lekshin për pensionistët -

Duke filluar nga muaji Shtator dhe deri në fund të vitit, pensionistët dhe shtresat në nevojë do të marrin një mbështetje prej 3 mijë lekësh nw muaj nga qeveria, si kompensim ndaj rritjes së çmimeve në vend.

Në një dalje për mediat, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj theksoi se masat do të jenë të njëjta si në paketën e parë antikrizë, ndërsa muaji korrik-gusht do të tejkalohet pa mbështetje për këto shtresa.

Numëri i përfituesve në paketën e parë ka qenë 434 mijë qytetarë, ku përfshihen pensionistë, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

Nga bonusi u përjashtuan mbi 231 mijë pensionistë që marrin pension më të lartë se gjysma e pagës minimale.  Akti normativ për paketën e re është miratuar dhe pritet të hyjë në fuqi e më pas të nisë nga zbatimi.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=hqkEH93VMRQ

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......