Ngadalësimi i Gjermanisë “tremb” Europën - Arsyet kryesore janë inflacioni, masat shtrënguese dhe thatësira

Varësia shumë e fortë nga gazi rus, që e ka shtyrë inflacionin përtej çdo pritshmërie, + 8.5% në bazë vjetore, po ngadalëson ekonominë në Gjermaninë dhe po frikëson pjesën tjetër të Europës. Akoma dhe më shqetësuese është panorama e dimrit të ardhshëm, me objektivat e depozitimit të gazit në rrezik. Qeveria Scholz e cila ndërkohë ka vendosur që ngrohja në ndërtesat publike nuk mund të kalojë 19 gradë po përballet dhe me tkurrjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, i cili në gjysmën e dytë të vitit shënoi pikën zero, duke hapur një perspektivë të paprecedentë recesioni.
Logjistika e brendshme është në krizë, dhe i shtohet shumë pengesave të logjistikës botërore, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Prandaj nuk është për t'u habitur që indeksi Zeë, i cili mat ndjenjën e investitorëve gjermanë, ka rënë në minimum që nga viti 2008. Dhe nëse lokomotiva e Europës ndalet, do të ketë pasoja për Italinë, partnerin e parë tregtar të Berlinit, që në gjysmën e dytë të vitit shënoi një rritje të shkëlqyer + 1% të PBB-së dhe, ndryshe nga Gjermania, mund të mbështetet më shumë në rimëkëmbjen e turizmit.
Qeveria gjermane, e vetëdijshme për situatën, prej javësh u dërgon qytetarëve mesazhe qetësuese. "Askush nuk do të mbetet vetëm," premtoi kancelari Olaf Scholz, duke njoftuar një paketë të re ndihme për bizneset dhe familjet. Një masë e vendosur pasi Brukseli iu përgjigj ‘jo’ kërkesës së qeverisë Scholz për të hequr plotësisht TVSH-në për taksën e re dhe të diskutueshme të vendosur mbi çmimin e gazit. Vetë kancelari konfirmoi gjithashtu se mbyllja e tre termocentraleve bërthamore mund të shtyhet.
Niveli i depozitimit të gazit, tani në 77.8%, pritet të rritet në 85% deri më 1 tetor dhe më pas në 95% një muaj më vonë. Por kreu i rregullatorit të energjisë, Klaus Muller, parashikon se objektivi prej 95% nuk do të përmbushet. Dhe, në një intervistë për “Financial Times”, ai shpjegoi se, për të shmangur racionimin, Gjermania duhet të ulë konsumin e gazit me 20%. Kjo për shkak se flukset nga Rusia janë tkurrur me rreth 80% dhe nuk janë zëvendësuar plotësisht.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=z4cylqO6dsA&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=1
Sondazh

VW vetëm vetura elektrike në Norvegji - Duke nisur nga 1 janari 2024 do të ndalojë shitjen e veturave me benzinë dhe naftë
Kompania gjermane e prodhimit të automjeteve Volkswagen ka vendosur të ndalojë shitjen e modeleve me benzinë, naftë dhe atyre hibride nga 1 janari i vitit 2024......

Pse nuk duhet t’i hidhni gjithmonë bateritë AA në koshin e plehrave?!
Ekziston një shans i mirë që nuk po i hidhni siç duhet bateritë tuaja AA. Por ju nuk mund të keni faj. Nuk mungojnë mesazhet kontradiktore se çfarë të bëni me......

'Vreshti më i vogël në botë' po shet shishe për 5 mijë dollarë secila, por nuk dëshiron që ju t'i pini ato!
Tullio Masoni bën disa nga verërat më ekskluzive në botë, por ai nuk dëshiron që ju ta pini atë. Një sipërmarrës i egzuberant (i gjallë, gazmor), koleksionist......

10 qytetet më miqësore me biçikletat në botë - 9 prej tyre ndodhen në Europë
Ndërsa qeveritë në mbarë botën përpiqen të reduktojnë emetimet e karbonit, gjithnjë e më shumë qytetet po i inkurajojnë njerëzit të heqin dorë nga makinat dhe......

Beton më i fortë dhe më rezistent falë karkalecave – Përdorimi i tyre do të zvogëlonte emetimin e CO2 nga industria e çimentos!
Lëvozhga e karkalecave përmban një biopolimer, kitin, i cili i shtohet pastës së çimentos e bën atë deri në 40% më rezistent: kjo është ajo që u zbulua nga një......

Gjermania përjashton mundësinë e mbajtjes në punë të centraleve bërthamore për të kursyer gaz!
Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck përjashtoi të dielën zgjatjen e jetëgjatësisë së tre termocentraleve të mbetura bërthamore të vendit për të kursyer......

Zinxhiri më i madh i supermarketeve franceze do të ‘ngrijë’ çmimet e 100 produkteve për të luftuar inflacionin!
Shitësi francez i supermarketeve Carrefour tha se do të ngrijë çmimet për 100 produkte të tij, në mënyrë që të ndihmojë francezët të trajtojnë inflacionin në......

Çmimet europiane të gazit natyror në nivele rekord!
Kontratat e së ardhmes së gazit natyror të lidhura me TTF, çmimi me shumicë i gazit në Europë, u rritën me më shumë se 10% në mbi 270 euro për megavat orë, një......