Pse nuk duhet t’i hidhni gjithmonë bateritë AA në koshin e plehrave?!

Ekziston një shans i mirë që nuk po i hidhni siç duhet bateritë tuaja AA. Por ju nuk mund të keni faj. Nuk mungojnë mesazhet kontradiktore se çfarë të bëni me bateritë tuaja alkaline të vdekura, të cilat përfshijnë AA, AAA, C, D dhe 9 volt. Qeveritë dhe prodhuesit e baterive nuk kanë politika të qëndrueshme dhe të qarta për asgjësimin e baterive alkaline që fuqizojnë shumë nga pajisjet tona të vogla elektrike si telekomanda, elektrik dore, orët dhe lodrat. Madje ato ndryshojnë në varësi të vendit ku jetoni.
Bateritë tipike alkaline si AA përfshijnë çelik, zink, mangan, kalium dhe grafit, sipas Energizer, i cili shet bateri alkaline. Energjia gjenerohet kur zinku dhe mangani ndërveprojnë. Mangani është një lëndë ushqyese thelbësore, por në nivele të larta mund të shkaktojë ndikime të pafavorshme shëndetësore. Ish-minatorët dhe shkritoret e manganit kanë pësuar dëmtime të përhershme neurologjike. Me çdo bateri ekziston rreziku i rrjedhjes së kimikateve në tokë, ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore. Uji i ndotur dhe të korrat mund të çojnë në sëmundje si kanceri. Por bateritë alkaline nuk janë veçanërisht toksike në krahasim me llojet e tjera të baterive.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit pranon se në shumicën e komuniteteve bateritë mund të hidhen në mënyrë të sigurtë në plehra. Por rekomandon dërgimin e baterive tuaja alkaline si AA në një riciklues baterish. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se mund t'i hidhni bateritë në koshin tuaj të zakonshëm të riciklimit.
Një përjashtim i madh nga kjo është Kalifornia, e cila i klasifikon bateritë si mbetje të rrezikshme. Shteti thotë se ato janë të rrezikshme për shkak të metaleve, materialeve toksike dhe gërryese që përmbajnë bateritë. Banorët udhëzohen të dërgojnë AA dhe të gjitha bateritë në ambientet e depozitimit të mbetjeve të rrezikshme. Asnjë shtet tjetër nuk i klasifikon bateritë si mbetje të rrezikshme. Por disa qeveri vendore bëjnë thirrje për riciklimin e baterive AA dhe kanë programe për ta bërë këtë.
District of Columbia u thotë banorëve që të hedhin bateritë AA për riciklim në një vend të caktuar, por jo në kazanët e tyre të riciklimit. Banorët e Seattle inkurajohen të marrin bateritë e tyre AA në objektet e mbetjeve të rrezikshme. Vende të tjera si Çikago refuzojnë të marrin bateri alkaline në objektet e riciklimit.
Zonat kryesore metropolitane brenda disa orëve nga njëra-tjetra mund të kenë politika dramatike të ndryshme. Austin, Teksas paralajmëron se bateritë nuk duhet të hidhen kurrë në kazanët e mbeturinave ose në bordurat e plehrave. Houston, Teksas, thotë se është në rregull t'i vendosni bateritë në plehra. Disa shitës me pakicë si Home Depot thonë se mund të hidhni bateri alkaline me mbeturina të zakonshme.
Shumë vende që kërkojnë vendosjen e baterive AA në koshin e plehrave thonë se është e arsyeshme sepse ato nuk përmbajnë më merkur sipas një ligji të vitit 1996. (Merkuri ishte më parë në bateri për të ndihmuar në parandalimin e korrozionit.) Ligji i 1996 çoi gjithashtu në krijimin e Call 2 Recycle, një organizatë jofitimprurëse e krijuar fillimisht nga prodhuesit e baterive, e cila u ofron konsumatorëve opsione riciklimi të baterive.
Çfarë të bëni me bateritë tuaja gjithashtu nuk është domosdoshmërish më e qartë nëse kontrolloni me prodhuesit. Duracell inkurajon klientët të kontrollojnë me rregulloret lokale dhe shtetërore, si dhe të kontrollojnë opsionet e riciklimit.
Amazon shet bateri AA nën linjën e saj të mallrave Basics që përfshijnë një simbol të një enë me një X të madh mbi të, që duket sikur mund të jetë një kosh plehrash ose një kosh riciklimi. Sipas zëdhënëses së Amazon, Betsy Harden, simboli i kryqëzuar do të thotë që produkti duhet të hidhet veçmas nga mbeturinat shtëpiake dhe kazanët tipikë të riciklimit. Harden shtoi se Amazon rekomandon ndjekjen e EPA dhe rregulloreve lokale.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

'Vreshti më i vogël në botë' po shet shishe për 5 mijë dollarë secila, por nuk dëshiron që ju t'i pini ato!
Tullio Masoni bën disa nga verërat më ekskluzive në botë, por ai nuk dëshiron që ju ta pini atë. Një sipërmarrës i egzuberant (i gjallë, gazmor), koleksionist......

10 qytetet më miqësore me biçikletat në botë - 9 prej tyre ndodhen në Europë
Ndërsa qeveritë në mbarë botën përpiqen të reduktojnë emetimet e karbonit, gjithnjë e më shumë qytetet po i inkurajojnë njerëzit të heqin dorë nga makinat dhe......

Beton më i fortë dhe më rezistent falë karkalecave – Përdorimi i tyre do të zvogëlonte emetimin e CO2 nga industria e çimentos!
Lëvozhga e karkalecave përmban një biopolimer, kitin, i cili i shtohet pastës së çimentos e bën atë deri në 40% më rezistent: kjo është ajo që u zbulua nga një......

Gjermania përjashton mundësinë e mbajtjes në punë të centraleve bërthamore për të kursyer gaz!
Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck përjashtoi të dielën zgjatjen e jetëgjatësisë së tre termocentraleve të mbetura bërthamore të vendit për të kursyer......

Zinxhiri më i madh i supermarketeve franceze do të ‘ngrijë’ çmimet e 100 produkteve për të luftuar inflacionin!
Shitësi francez i supermarketeve Carrefour tha se do të ngrijë çmimet për 100 produkte të tij, në mënyrë që të ndihmojë francezët të trajtojnë inflacionin në......

Çmimet europiane të gazit natyror në nivele rekord!
Kontratat e së ardhmes së gazit natyror të lidhura me TTF, çmimi me shumicë i gazit në Europë, u rritën me më shumë se 10% në mbi 270 euro për megavat orë, një......

‘Fluturojnë’ Dollari amerikan dhe Franga zvicerane ndërsa Euro nuk luhatet!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë të vlerës sërish këtë fillim jave pasi vijon të fitojë pikë teksa është blerë sot me 115.8 lekë dhe është......

Tregtia me Kosovën, në rënie - Marrëdhëniet me rajonin, importet me Serbinë rriten me 4.8%
Nisur nga të dhënat e Institutit të Statistikave mbi tregtinë e jashtme për muajin korrik të këtij vitit televizioni Scan ka analizuar se si ka ndryshuar......