'Vreshti më i vogël në botë' po shet shishe për 5 mijë dollarë secila, por nuk dëshiron që ju t'i pini ato!

Tullio Masoni bën disa nga verërat më ekskluzive në botë, por ai nuk dëshiron që ju ta pini atë. Një sipërmarrës i egzuberant (i gjallë, gazmor), koleksionist arti dhe ish-bankier investimesh, krijoi atë që ai thotë se është vreshti më i vogël në botë në majë të një pallati të shekullit të 16-të në zemër të Reggio Emilia, Itali. Qyteti është i famshëm për të qenë vendlindja e flamurit kombëtar italian "tringjyrësh". Është gjithashtu i vendosur midis Parmës dhe Modenës, në një zonë toke që i ka dhënë Italisë disa nga eksportet e saj më të njohura, duke përfshirë supermakinat Ferrari dhe Lamborghini dhe produktet kryesore të kuzhinës si lazanja, tortelini, Prosciutto di Parma dhe salcën Ragù alla Bolognese.
Që vera e Masonit nuk përfundon në shumë tavolina me ushqime të tilla, ndoshta ka kuptim kur merren parasysh fillimet e saj. Ai e rrit rrushin e tij në çatinë e Via Mari 10, adresa e ndërtesës dhe vetë emri i verës një vend i dukshëm, sepse në 1859 u vizitua nga Giuseppe Garibaldi, revolucionari që ndihmoi në bashkimin e Italisë.
Në pak më shumë se 200 metra katrorë, Via Mari 10 jep vetëm 29 shishe verë të kuqe në vit, të cilën Masoni më pas e çmon me 5,000 euro (rreth 5,000 dollarë) secila. Për sa i përket kostos, shishet nuk shiten në një dyqan vere, por në një galeri arti Bonioni Arte vetëm pak blloqe më tutje.
Lidhja midis verës dhe artit fillon me frutat, sepse hardhitë rriten në kafaz që në fakt janë vepra arti të bëra nga një skulptor vendas, Oscar Accorsi.
Vera plaket në fuçi lisi, të cilat janë gjithashtu skulptura nga një artist tjetër vendas, Lorenzo Menozzi, dhe kanë për qëllim të përfaqësojnë një burrë dhe një grua. Masoni gjithashtu mori Giuseppe Camuncoli, një artist i njohur i librave komik Marvel, i lindur në Reggio Emilia, për të vizatuar një botim special të etiketës së tij të verërave. Si rezultat, ai inkurajon blerësit e tij që të mos i hapin kurrë shishet, por t'i trajtojnë ato si vepra arti.
Hardhitë, të cilat janë Sangiovese, ushqehen me vezë, banane, alga deti dhe jashtëqitje bilbilash, sipas Masonit, por ai thotë se "dieta" e tyre përfshin gjithashtu zërat që vijnë nga lagjja -- grindjet, mallkimet dhe dialektet e ndryshme që pasurojnë dhe kontaminojnë frutat, duke i dhënë një avantazh ndaj rrushit të fshatit, i cili gëzon vetëm heshtje.
Masoni hedh poshtë nocionin se vera e tij mund të gjykohet me mjete tradicionale, për shembull duke izoluar shijet në buqetën e saj. Ai nuk mund ta fshehë përbuzjen e tij për ato që ai i konsideron si disa aspekte snobiste të botës së verës, veçanërisht faktin që shumica e prodhuesve të mëdhenj italianë janë familje fisnike.
Kjo mund të duket në kundërshtim me çmimin e produktit të tij, por ai është pak i ngushtë në lidhje me shifrat aktuale të shitjeve, duke zbuluar se shumica e shisheve ose dhurohen ose shtohen nga galeria Bonioni si dhuratë për blerësit e pjesëve të rëndësishme. Sipas faqes së tij të internetit, kanë mbetur 10 shishe nga vjelja më e fundit, 2019, me shumë nga vitet e mëparshme jashtë stoku.
Duke u bazuar në atë se si është vera në të vërtetë në gotë, Masoni ofron disa shënime unike: "Në gllënjkën e parë ju keni shumë hutim, por pas disa sekondash diçka vjen e gjallë në qiellzën tuaj që ju hap mendjen për një dimension të ri”, tha ai, duke peshuar me kujdes çdo fjalë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

10 qytetet më miqësore me biçikletat në botë - 9 prej tyre ndodhen në Europë
Ndërsa qeveritë në mbarë botën përpiqen të reduktojnë emetimet e karbonit, gjithnjë e më shumë qytetet po i inkurajojnë njerëzit të heqin dorë nga makinat dhe......

Beton më i fortë dhe më rezistent falë karkalecave – Përdorimi i tyre do të zvogëlonte emetimin e CO2 nga industria e çimentos!
Lëvozhga e karkalecave përmban një biopolimer, kitin, i cili i shtohet pastës së çimentos e bën atë deri në 40% më rezistent: kjo është ajo që u zbulua nga një......

Gjermania përjashton mundësinë e mbajtjes në punë të centraleve bërthamore për të kursyer gaz!
Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck përjashtoi të dielën zgjatjen e jetëgjatësisë së tre termocentraleve të mbetura bërthamore të vendit për të kursyer......

Zinxhiri më i madh i supermarketeve franceze do të ‘ngrijë’ çmimet e 100 produkteve për të luftuar inflacionin!
Shitësi francez i supermarketeve Carrefour tha se do të ngrijë çmimet për 100 produkte të tij, në mënyrë që të ndihmojë francezët të trajtojnë inflacionin në......

Çmimet europiane të gazit natyror në nivele rekord!
Kontratat e së ardhmes së gazit natyror të lidhura me TTF, çmimi me shumicë i gazit në Europë, u rritën me më shumë se 10% në mbi 270 euro për megavat orë, një......

‘Fluturojnë’ Dollari amerikan dhe Franga zvicerane ndërsa Euro nuk luhatet!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë të vlerës sërish këtë fillim jave pasi vijon të fitojë pikë teksa është blerë sot me 115.8 lekë dhe është......

Tregtia me Kosovën, në rënie - Marrëdhëniet me rajonin, importet me Serbinë rriten me 4.8%
Nisur nga të dhënat e Institutit të Statistikave mbi tregtinë e jashtme për muajin korrik të këtij vitit televizioni Scan ka analizuar se si ka ndryshuar......

Miliarderi George Soros po ‘derdh’ para në këto 2 ‘blerje të forta' aksionesh!
Në botën e legjendave të aksioneve, spikat George Soros. Ndërsa aktivitetet e tij politike kanë qenë një rrufe për polemika, askush nuk mund të dyshojë në......