Tregtia me Kosovën, në rënie - Marrëdhëniet me rajonin, importet me Serbinë rriten me 4.8%

Nisur nga të dhënat e Institutit të Statistikave mbi tregtinë e jashtme për muajin korrik të këtij vitit televizioni Scan ka analizuar se si ka ndryshuar tregtia e jashtme me vendet e rajonit karahasuar me korrikun e nje viti më parë. Nga të dhënat e përpunuara vihet re eksportet me Kosovën kanë vlerën më të lartë, por kanë pësuar rënie me 12.1% karasuar me të njejtën periudhë të një vitit më parë. Ndër vendet e rajonit rënien më të madhë të eksporteve gjatë korrikut Shqipëria e ka pësuar me Serbinë deri në 41.1%.
Edhe me Maqedoninë e Veriut Shqipëri paraqet rënie të eksporteve me 4.9%. Marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, sa i përket eksporteve në vlerë, paraqiten me rritje. Eksportet me Bosnje Hercegovinën janë rritur me 33.4%, ndërsa me Malin e Zi janë rritur me 21.4%. Por si paraqiten eksportet në volum me vendet e rajonit, krahasuar me korrikun e vitit 2021? Nga shifrat e përpunuara bie në sy një rënie e eksporteve në volum pothuaj me të gjitha vendet e rajonin përveç Bosnje Hercegovinës, e cila ka pësuar rritje me 7.1%.
Scan gjithashtu ka analizuar edhe importet me vendet e rajonit sa i perket korrikut të këtij viti. Sipas shifrave të tregtisë së jashtme Shqipëria ka regjistruar rritje të importeve në vlerë vetëm me Serbinë. Gjatë korrikut eksportet me Serbinë kanë vlerën e 3.1 mld lekëve, ndërkohë që gjatë korrikut të një viti më parë vlera e eksporteve me Serbinë regjsiotrohej në 2.04 mld lekë. Nëse do të flisnim për vendet e tjera të rajonit, Shqipëria regjistron rënie të importeve, ku me Kosovën rënia regjistrohet në 3%, ndërsa rënien më të madhe e regjistron me Bosnje Hercegovinën.
Xhorxhina Deda / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=EymxQU4PCW4
Sondazh

Miliarderi George Soros po ‘derdh’ para në këto 2 ‘blerje të forta' aksionesh!
Në botën e legjendave të aksioneve, spikat George Soros. Ndërsa aktivitetet e tij politike kanë qenë një rrufe për polemika, askush nuk mund të dyshojë në......

Pse stoqet e ushqimeve të gatshme ‘junk food’ po rriten?!
Njerëzit janë të stresuar dhe të rraskapitur. Dy vitet e gjysmë që kaluan, plot kriza të shëndetit publik, recesion dhe inflacion, lufta, netët janë pa gjumë......

Bugatti shpreson se makina e saj e fundit vetëm me gaz do të jetë gjithashtu modeli kabrio më i shpejtë në botë!
Bugatti ka zbuluar atë që prodhuesi francez i automobilave shpreson të jetë kabrio më e shpejtë në botë. W16 Mistral me 1600 kuaj fuqi, 5 milionë dollarë,......

7 milionë dollarë bizhuteri të rreme Cartier dhe ora Rolex konfiskohen nga oficerët e doganave në SHBA!
Oficerët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA në Ohio konfiskuan tre dërgesa me ora të falsifikuara dhe bizhuteri Cartier me vlerë rreth 7 milionë......

Mitsotakis: Dalja e Greqisë nga kontrolli i zgjeruar i BE-së i jep fund dhimbjes 12-vjeçare!
Dalja e Greqisë të shtunën nga e ashtuquajtura korniza e mbikëqyrjes së zgjeruar të Bashkimit Europian për ekonominë e saj i jep fund dhimbjes 12-vjeçare dhe i......

Administrata e Biden kërkon faturë infrastrukture prej 1 trilion dollarësh!
Shtëpia e Bardhë po shton përpjekjet për të kërkuar faturën e infrastrukturës dypartiake prej 1 trilion dollarësh dhe përpjekjet për të rinovuar rrugët, urat......

Warren Buffett ‘godet’ sërish - Do të blejë deri në gjysmën e gjigantit të naftës Occidental duke rritur edhe më tej aksionet!
Berkshire Hathaway i Warren Buffett të premten mori miratimin rregullator për të blerë deri në 50% të gjigantit të naftës Occidental Petroleum. Aksionet e......

Rënia e papritur e tregut të kriptove dërgon Bitcoin nën 22 mijë dollarë!
Bitcoin të premten ra në nivelin e tij më të ulët në më shumë se tre javë, duke rënë nën 22,000 dollarë mes një shitjeje të papritur të kriptove në fillimin e......