Pse stoqet e ushqimeve të gatshme ‘junk food’ po rriten?!

Njerëzit janë të stresuar dhe të rraskapitur. Dy vitet e gjysmë që kaluan, plot kriza të shëndetit publik, recesion dhe inflacion, lufta, netët janë pa gjumë dhe ditët pa pushim, dhe ne kemi nevojë për një nxitje shtesë për të na mbajtur përpara.
Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar pse investitorët janë të nxitur për karamele, pije me gaz dhe patatina. Aksionet e Hershey (HSY) janë rritur me 19% këtë vit. Coke (KO) është rritur gati 10%. Pepsi (PEP) është rritur me 4%. (Kujtim: tregu i përgjithshëm është ulur 10%). Inflacioni i ka peshuar pak edhe tek shitjet me pakicë, por njerëzit po vazhdojnë të konsumojnë si pijet ashtu edhe ushqime të ashtuquajtura ‘junk’.
Ky është një lajm i mirë jo vetëm për gjigantët në industrinë e mallrave të konsumit, por edhe për lojtarët më pak të njohur. Konsideroni Celsius Holdings (CELH), pijet energjike të së cilës janë kudo këto ditë. Në fillim të këtij muaji, Celsius njoftoi se PepsiCo do të bënte një investim prej 550 milionë dollarësh në prodhuesin e pijeve energjike dhe do të bëhej partneri i saj i preferuar i shpërndarjes.
Oreksi për pije energjike po rritet. Është fitimprurëse dhe kompanitë e mëdha të pijeve joalkoolike duan të jenë në të dhe një nga mënyrat që ata e kanë bërë këtë është përmes këtyre partneriteteve.
Portofoli i Pepsit përfshin gjithashtu Rockstar dhe Mountain Dew Rise. Por Coke, e cila është partnere me Monster Energy, aktualisht është më e pozicionuar në sektorin e pijeve energjetike sesa Pepsi, thotë Nik Modi, analist i pijeve në RBC Capital Markets.
Celsius është aktualisht pija e pestë energjike më e popullarizuar në treg, pas Monster (MNST), Red Bull, Bang Energy Drink dhe Rockstar, por Stanford thotë se Pepsi po vë bast se do të zgjerohet shpejt dhe do të fitojë pjesën e tregut.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Bugatti shpreson se makina e saj e fundit vetëm me gaz do të jetë gjithashtu modeli kabrio më i shpejtë në botë!
Bugatti ka zbuluar atë që prodhuesi francez i automobilave shpreson të jetë kabrio më e shpejtë në botë. W16 Mistral me 1600 kuaj fuqi, 5 milionë dollarë,......

7 milionë dollarë bizhuteri të rreme Cartier dhe ora Rolex konfiskohen nga oficerët e doganave në SHBA!
Oficerët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA në Ohio konfiskuan tre dërgesa me ora të falsifikuara dhe bizhuteri Cartier me vlerë rreth 7 milionë......

Mitsotakis: Dalja e Greqisë nga kontrolli i zgjeruar i BE-së i jep fund dhimbjes 12-vjeçare!
Dalja e Greqisë të shtunën nga e ashtuquajtura korniza e mbikëqyrjes së zgjeruar të Bashkimit Europian për ekonominë e saj i jep fund dhimbjes 12-vjeçare dhe i......

Administrata e Biden kërkon faturë infrastrukture prej 1 trilion dollarësh!
Shtëpia e Bardhë po shton përpjekjet për të kërkuar faturën e infrastrukturës dypartiake prej 1 trilion dollarësh dhe përpjekjet për të rinovuar rrugët, urat......

Warren Buffett ‘godet’ sërish - Do të blejë deri në gjysmën e gjigantit të naftës Occidental duke rritur edhe më tej aksionet!
Berkshire Hathaway i Warren Buffett të premten mori miratimin rregullator për të blerë deri në 50% të gjigantit të naftës Occidental Petroleum. Aksionet e......

Rënia e papritur e tregut të kriptove dërgon Bitcoin nën 22 mijë dollarë!
Bitcoin të premten ra në nivelin e tij më të ulët në më shumë se tre javë, duke rënë nën 22,000 dollarë mes një shitjeje të papritur të kriptove në fillimin e......

Çfarë ndodhi pasi Emiratet e Bashkuara Arabe ndryshuan javën e punës?!
Me vetëm tre javë e gjysmë njoftim, qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ndryshoi javën e punës së vendit. Punonjësit e qeverisë filluan të punojnë nga e......

Vala e të nxehtit në Kinë mund të ketë ‘një efekt shkatërrues’ në ekonominë e saj!
Kina aktualisht është nën kontrollin e një vale shkatërruese të të nxehtit që mund të ketë një ndikim serioz në ekonominë e saj, sipas krye-ekonomistes të Hang......