Rajoni Postuar më 21 Gusht 2022, 14:47

Mitsotakis: Dalja e Greqisë nga kontrolli i zgjeruar i BE-së i jep fund dhimbjes 12-vjeçare!

Nga SCAN TV
Mitsotakis: Dalja e Greqisë nga kontrolli i zgjeruar i BE-së i jep

Dalja e Greqisë të shtunën nga e ashtuquajtura korniza e mbikëqyrjes së zgjeruar të Bashkimit Europian për ekonominë e saj i jep fund dhimbjes 12-vjeçare dhe i lejon vendit liri më të madhe në politikëbërje, tha kryeministri i saj.

Performanca ekonomike dhe politikat e Greqisë janë monitoruar nga afër sipas kornizës që nga viti 2018 për t'u siguruar që ajo ka zbatuar reformat e premtuara në bazë të tre paketave ndërkombëtare të shpëtimit - që arrijnë në më shumë se 260 miliardë euro (261 miliardë dollarë) - nga Bashkimi Europian dhe FMN midis 2010 dhe 2015.

Zyrtarët e BE-së kishin konfirmuar daljen e së shtunës në fillim të këtij muaji, duke thënë se Athina kishte përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve të saj.

"Një cikël 12-vjeçar që solli dhimbje për qytetarët tani mbyllet," tha Kyriakos Mitsotakis në një deklaratë. "Dalja nga korniza e zgjeruar e mbikëqyrjes do të thotë liri më e madhe kombëtare në zgjedhjet tona ekonomike".

Greqia u godit me valë shkurtimesh pensionesh, kufizime shpenzimesh, rritje taksash dhe kontrolle bankare pasi u detyrua të kërkonte paketën e parë të shpëtimit në 2010. Ekonomia u tkurr 25% gjatë paketave të shpëtimit.

Që prej daljes prej tyre në vitin 2018, vendi është mbështetur vetëm në tregje për nevojat e tij financuese.

Kuadri i mbikëqyrjes kishte për qëllim të siguronte miratimin e vazhdueshëm të masave për të trajtuar burimet e mundshme të vështirësive ekonomike dhe reformat strukturore për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Dalja e Greqisë nga mbikëqyrja e zgjeruar do të afrojë gjithashtu qëllimin e vendit për të rifituar një "grade investimi" për vlerësim kredie, tha Mitsotakis.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat