Gazprom do të pezullojë për tre ditë furnizimet e gazit për shkak të 'mirëmbajtjes'!

Gjigandi rus energjetik Gazprom njoftoi të premten mbrëma se furnizimet e tij të gazit në Europë përmes gazsjellësit Nord Stream 1 do të ndërpriten për tre ditë, për arsye "mirëmbajtjeje".
“Më 31 gusht 2022, e vetmja njësi e kompresimit të gazit Trent 60 do të mbyllet për tre ditë deri më 2 shtator, për mirëmbajtje që përfshin teknikët e Siemens”, tha Gazprom në një deklaratë.
Si rezultat, "transporti i gazit përmes gazsjellësit Nord Stream do të pezullohet për tre ditë", vazhdoi ai, duke thënë se mirëmbajtja e pajisjeve ishte "e nevojshme çdo 1000 orë funksionimi".
Në fund të kësaj periudhe dhe në mungesë të mosfunksionimeve teknike do të rifillojnë furnizimet me gaz me një prurje prej 33 milionë metër kub gaz në ditë, sqarohet më tej në deklaratë.
Njoftimi vjen pasi Moska u akuzua kohët e fundit për "shantazh energjetik" nga Perëndimi dhe masa rrezikon të ringjallë frikën e mungesës së energjisë në të gjithë Europën.
Rusia ka ndërprerë vazhdimisht furnizimet me gaz në Europë, e cila është shumë e varur nga energjia ruse, pasi vendet perëndimore vendosën sanksione ndaj Moskës për ofensivën e saj në Ukrainë.
Rreth 40 për qind e importeve të gazit të BE-së ishin nga Rusia deri vitin e kaluar.
Në javët e fundit, Rusia i ka justifikuar këto shkurtime me dështimin e kthimit të një turbine Siemens të riparuar në Kanada, për të cilën Moska pretendon se është thelbësore për funksionimin e duhur të gazsjellësit Nord Stream 1.
Vendet europiane akuzojnë Moskën se po vonon kthimin e kësaj turbine në mënyrë që të mund të pretendojë një ulje të dërgesave të saj dhe në këtë mënyrë të ushtrojë presion ndaj tyre.
Një mbyllje 10-ditore e mirëmbajtjes në korrik kishte ngritur më parë shqetësime midis vendeve evropiane, të cilat janë përpjekur prej muajsh të diversifikojnë furnizimet e tyre.
Edel Strazimiri / SCAN

Vendet që përdorin më shumë kriptomonedhat - SHBA renditet e para, ndiqet nga Ukraina dhe Britania e Madhe
Ka kaluar kohë që nga momenti kur kriptomonedha ishte thjesht një ide revolucionare, e largët për njerëzit që ëndërronin të arrinin ndryshime sociale përmes......

Suedi, 2.8 miliardë euro ndihmë për familjet - Financimi do të shërbejë për të paguar faturat e gazit
Qeveria e Suedisë do të ndihmojë familjet që të përballojnë rritjen e çmimit të gazit me një fond ndihmash prej 2.8 miliardë euro. Lajmi u konfirmua nga......

Debatet për pensionet në Itali - Partitë shpalosin propozimet e tyre në prag të zgjedhjeve
Në prag të zgjedhjeve, në Itali partitë kanë shpalosur planet e tyre për pensionet. Qendra e djathtë në programin e saj të përbashkët thekson domosdoshmërinë e......

Inflacioni rekord në Mbretërinë e Bashkuar - Analistët: Shkaku kryesor është Brexit, pasojat do të zgjasin disa vite
Pandemia e Covid dhe tensionet gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë, lanë në hije pasojat e Brexit në Mbretërinë e bashkuar. Por që në muajin maj Banka......

Apple i thotë “lamtumirë” Kinës - Zhvendoset në Vietnam prodhimi i Apple Watch dhe MacBook
Vendimi i Apple për të rritur prodhimin e saj jashtë Kinës po merr gjithnjë e më shumë formë. Pasi zhvendosi në muajt e kaluar disa nga linjat e prodhimit në......

Më shumë përfitues nga nafta falas - Rritet financimi për fermerët edhe nga Skema Kombëtare
Pavarësisht se fondet për Ministrinë e Bujqësise nga buxheti i shtetit në 3 vitet e ardhshme janë në rënie, numri i fermerët që përfitojnë grante nga Skemat......

Mbi 2200 të papunë “depërtuan” në treg - Nxitja e punësimit, rriten fondet dhe targeti për uljen e papunësisë
Afro 643 subjekte dhe 2,238 punëkërkues të papunë kanë përfituar nga programet e nxitjes së punësimit gjatë vitit që lam pas. Referuar të dhënave të......

Inceneratori i Elbasanit, në KPP - Tenderi për monitorimin mjedisor, ankesa: Kriteret i plotëson vetëm 1 laborator në Shqipëri!
Tenderi për monitorimin e parametrave mjedisore në inceneratorin e Elbasanit është ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, teksa kompania që ka......