Europa Postuar më 22 Gusht 2022, 10:36

Zinxhiri më i madh i supermarketeve franceze do të ‘ngrijë’ çmimet e 100 produkteve për të luftuar inflacionin!

Nga SCAN TV
Zinxhiri më i madh i supermarketeve franceze do të

Shitësi francez i supermarketeve Carrefour tha se do të ngrijë çmimet për 100 produkte të tij, në mënyrë që të ndihmojë francezët të trajtojnë inflacionin në rritje në vend.

Lëvizja e Carrefour pason atë të kompanive të tjera kryesore franceze, të cilat gjithashtu kanë ndërmarrë hapa për të ndihmuar konsumatorët e vendit të përballen me inflacionin rekord, pas presionit nga qeveria e Presidentit Emmanuel Macron.

Në korrik, kompania kryesore franceze e naftës TotalEnergies dhe gjigandi i transportit CMA CGM njoftuan hapa të mëtejshëm për të ulur çmimet. TotalEnergies tha se do të ulë çmimet e karburantit në stacionin e saj të shërbimit në të gjithë Francën nga 1 shtatori deri në fund të vitit, ndërsa CMA CGM tha se do të ulë tarifat e transportit me 750 euro për kontejner për importet në Francë nga Azia.

Carrefour tha se do të ngrinte çmimet deri më 30 nëntor për një shumëllojshmëri produktesh, duke filluar nga artikujt ushqimorë deri te produktet e kujdesit shëndetësor dhe veshjet.

Të dhënat e publikuara në fillim të këtij muaji treguan se inflacioni francez qëndroi në një nivel rekord prej 6.8% në korrik. Inflacioni është rritur në të gjithë botën pas pushtimit rus të Ukrainës, i cili ka rritur çmimet e energjisë.

Edel Strazimiri / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat