Europa Postuar më 22 Gusht 2022, 12:02

VW vetëm vetura elektrike në Norvegji - Duke nisur nga 1 janari 2024 do të ndalojë shitjen e veturave me benzinë dhe naftë

Nga SCAN TV
VW vetëm vetura elektrike në Norvegji - Duke nisur nga 1 janari 2024

Kompania gjermane e prodhimit të automjeteve Volkswagen ka vendosur të ndalojë shitjen e modeleve me benzinë, naftë dhe atyre hibride nga 1 janari i vitit 2024 në Norvegji. Vendimi do të hyjë në fuqi dy vjet përpara nisjes së planit të qeverisë për të shitur vetëm vetura elektrike nga fundi i vitit 2025.

Sipas mediave vendase, plani zyrtar për ndalimin e shitjeve të të gjitha veturave që kryejnë emetimin e gazrave duke filluar nga viti 2025 ka marrë mbështetje të madhe popullore. Aktualisht, sipas Institutit të Ekonomisë së Transportit, rreth 18% e veturave të pasagjerëve në rrugët norvegjeze janë elektrike, ndërsa parashikimet janë që shifra të shkojë në 50% deri në vitin 2036.

Por, që arrihet kjo qeveria nuk duhet të ndryshojë stimujt, që aktualisht është zero TVSH për veturat elektrike. Ndërkaq, bëhet e ditur se vitin e ardhshëm stimujt do të hiqen dhe çmimet do të rriten menjëherë me 25%, që e përkthyer në vlerë monetare është mesatarisht rreth 10 mijë euro.

Deri më sot Volkswagen ka shitur në Norvegji rreth 6.900 vetura elektrike, ose rreth 81% të totalit, ndërsa modeli më i shitur është ID.4, me 5,400 njësi.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=hTDpSaGHI0U

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat