Alarmi i çmimeve të larta në Itali - 11% e energjisë për të prodhuar ushqimet. Fatura për familjet arrin 9 miliardë euro

Prodhimi bujqësor dhe i ushqimeve të tjera në Itali konsumon mbi 11 % të energjisë totale. Sipas një studimi të fundit të Coldiretti, rritja e çmimit të energjisë ka një ndikim të jashtëzakonshëm për tryezat e familjeve, në një moment kur thatësira ka shkatërruar prodhimin në fusha me humbje që llogariten në 6 miliardë euro, ose 10% e prodhimit të përgjithshëm.
Bazuar në të gjithë këto fakte, llogaritet se familjeve italiane do t’u kushtojë këtë vit rreth 9 miliardë euro vetëm për shpenzimet e ushqimeve, për shkak të efektit të inflacionit që prek sidomos kategoritë më të dobta. Sipas studimit, zarzavatet do t’u kushtojnë 1,97 miliardë euro më shtrenjtë familjeve, buka, makaronat dhe orizi 1,65 miliardë, ndërsa për mishin dhe sallamrat italianëve do t’u duhet të shpenzojnë 1,54 miliardë euro më shumë krahasuar me vitin paraardhës.
E ndërsa çmimet për familjet nuk kanë të ndalur, problemet për bizneset prodhuese janë edhe më të mëdha. Vlerësohet se më shumë se 1 në 10 sipërmarrje në bujqësi gjendet në një situatë kritike dhe pranë falimentimit. Ndërsa, mbi 34% e totalit të ndërmarrjeve po punojnë me humbje për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para.
Presidenti Coldiretti, Ettore Prandini, apelon për marrjen e masave të menjëhershme për të frenuar kostot e larta të energjisë dhe prodhimit për të shpëtuar kompanitë planifikuar të ardhmen edhe me zhvillimin e alternativave energjetike.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=TpoHg_O6XhU&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=2

Ngadalësimi ekonomik dhe Dollari i fortë - Faktorët kryesorë që ndikuan në uljen e çmimit të naftës në bursa
Çmimet e naftës ranë të hënën, duke i dhënë fund tre ditëve të fitimeve, pasi investitorët ishin të shqetësuar se rritjet agresive të normave të interesit të......

Ngadalësimi i Gjermanisë “tremb” Europën - Arsyet kryesore janë inflacioni, masat shtrënguese dhe thatësira
Varësia shumë e fortë nga gazi rus, që e ka shtyrë inflacionin përtej çdo pritshmërie, + 8.5% në bazë vjetore, po ngadalëson ekonominë në Gjermaninë dhe po......

VW vetëm vetura elektrike në Norvegji - Duke nisur nga 1 janari 2024 do të ndalojë shitjen e veturave me benzinë dhe naftë
Kompania gjermane e prodhimit të automjeteve Volkswagen ka vendosur të ndalojë shitjen e modeleve me benzinë, naftë dhe atyre hibride nga 1 janari i vitit 2024......

Pse nuk duhet t’i hidhni gjithmonë bateritë AA në koshin e plehrave?!
Ekziston një shans i mirë që nuk po i hidhni siç duhet bateritë tuaja AA. Por ju nuk mund të keni faj. Nuk mungojnë mesazhet kontradiktore se çfarë të bëni me......

'Vreshti më i vogël në botë' po shet shishe për 5 mijë dollarë secila, por nuk dëshiron që ju t'i pini ato!
Tullio Masoni bën disa nga verërat më ekskluzive në botë, por ai nuk dëshiron që ju ta pini atë. Një sipërmarrës i egzuberant (i gjallë, gazmor), koleksionist......

10 qytetet më miqësore me biçikletat në botë - 9 prej tyre ndodhen në Europë
Ndërsa qeveritë në mbarë botën përpiqen të reduktojnë emetimet e karbonit, gjithnjë e më shumë qytetet po i inkurajojnë njerëzit të heqin dorë nga makinat dhe......

Beton më i fortë dhe më rezistent falë karkalecave – Përdorimi i tyre do të zvogëlonte emetimin e CO2 nga industria e çimentos!
Lëvozhga e karkalecave përmban një biopolimer, kitin, i cili i shtohet pastës së çimentos e bën atë deri në 40% më rezistent: kjo është ajo që u zbulua nga një......

Gjermania përjashton mundësinë e mbajtjes në punë të centraleve bërthamore për të kursyer gaz!
Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck përjashtoi të dielën zgjatjen e jetëgjatësisë së tre termocentraleve të mbetura bërthamore të vendit për të kursyer......