Shqipëria Postuar më 18 Shtator 2024, 11:51

Shqiptarët dhe malazezët, më të kënaqurit me çmimet - RCC: Regjistrojnë normën më të lartë të personave që janë përgjigjur pozitivisht

Nga SCAN TV
Shqiptarët dhe malazezët, më të kënaqurit me

Xhorxhina Deda/SCAN

 

Duket se shqiptarët dhe malazezët janë më të kënaqurit në rajon sa i përket nivelit të çmimeve, referuar të dhënave më të fundit të Barometrit të Ballkanit të publikuar pak ditë më parë nga “Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal”.

Të pyetur se sa të kënaqur janë me nivelin e çmimve në vendin e tyre, rreth 14% e të aketuarve në Shqipëri janë përgjigjur që janë të kënaqur. Ndërkohë, këtë përgjigje kanë dhënë edhe 18% e të anketuarve në Malin e Zi. Edhe pse një shifër e ulët ndaj totalit të të anketuarve, sërish Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë rajonin me numrin më të lartë të optimistëve.

Nga ana tjetër, 41% e të anketuarve në vendin tonë janë shprehur se janë plotësisht të pakënaqur me nivelin e çmimeve, ndërsa 31% prej tyre janë kryesisht të pakënaqur.

Kosova është ndër vendet që ka normën më të ulët të të anketuarve që janë përgjigjur se janë plotësisht të pakënaqur me nivelin e çmimeve në vendin e tyre. Sa i përket mesatares së rajonit, rreth 46% prej totalit të të anketuarve nuk janë të kënaqur me çmimet, ndërsa 9% prej tyre janë kryesisht dhe plotësisht të kënaqur.

Nëse shohim të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave”, Mali i Zi dhe Shqipëria që regjistronin dhe përqindjet më të larta të personave të kënaqur nga niveli i çmimeve, në muajin gusht të këtij viti kanë patur edhe normën më të ulët te rritjes së çmimeve në rajon.

 

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...