Shqipëria, vendi më i palumtur në rajon/ “Raporti Global i Lumturisë 2022”, jemi të 90-tët në botë, Kosova e 32-ta
Shqipëria renditet në vendin e 90-të në botë ndër 146 vende sa i përket lumturisë, thotë “Raporti Global i Lumturisë 2022”. Krahasuar me raportin e vitit të kaluar, vendi ynë ka fituar 3 pozicione në renditjen globale, pasi një vit më parë renditej në vendin e 93-të në botë, por, ndër 149 shtete. Edhe në pikëzim, Shqipëria është përmirësuar lehtë, duke kaluar nga 5117 pikë, në 5199 pikë. Kujtojmë se raporti i referohet periudhës 2019-2021. “Raporti Global i Lumturisë” është një publikim i përvitshëm, i financuar dhe mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ky raport merr në konsideratë faktorë si Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, perceptimi i korrupsionit, mbështetja sociale, apo jetëgjatësia. Renditja e dobët e Shqipërisë merr shtysë kryesisht nga mbrojtja sociale, perceptimi i korrupsionit dhe bujaria.
Sa i përket krahasimit me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët në Shqipëri duket të jenë më të palumturit, pasi mbajmë vendin e fundit, së bashku me Maqedoninë e Veriut, me pikë të barabarta. Krahasuar me vendet e tjera europiane ndërkohë, vetëm qytetarët e Ukrainës, Gjeorgjisë, Turqisë dhe Azerbaixhanit duket të jenë më të palumtur se shqiptarët, bazuar në këtë raport. Kosova ndërkohë mban vendin e parë në rajon, duke u renditur e 32-ta në botë, vetëm një pozicion poshtë Italisë dhe në pozita më të mira se vende si Malta, Kroacia, Qipro, etj.
Në nivel global ndërkohë, vendin e parë vijon ta mbajë Finlanda. Danimarka konfirmon vendin e dytë si shteti më i lumtur në botë, ndërkohë që në vend të tretë është ngjitur Islanda, duke i “rrëmbyer” një pozicion në renditje Zvicrës. Zimbabwe, Libani dhe Afganistani ndërkohë janë vendet më të palumtura në botë.
KLIKONI KETU PER RAPORTIN E PLOTE
Sondazh

Inflacioni në 4% sipas "EUROSTAT"/ Në shkurt çmimet u rritën më pak se në Europë, renditemi në vend të tretë nga fundi
Norma e inflacionit gjatë muajit shkurt është ngjitur pranë 4.0%, sipas metodologjisë së "EUROSTAT" për matjen e ndryshimit të çmimeve të konsumit. Nga ana......

Shërbimet rriten në shitje, punë dhe paga/ Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritjen më të madhe, deri në 169%
Aktiviteti i shërbimeve shihet të ketë pësuar ndryshime pozitive për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar më vitin paraardhës, pothuaj në të gjithë......

Si kanë ndryshuar pagat dhe çmimet në 8 vite/ Që prej 2014-ës pagat janë rritur me 29.6%, fruta-perimet me 120.5%
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar ecurinë e pagave dhe të çmimeve të konsumit gjatë 8 viteve të fundit, për të kuptuar se si ka peshuar në xhepat e......

Turizmi shënon rritje në janar/ 2 herë më shumë netë qëndrime në strukturat akomoduese se në vitin 2021
Turizmi e ka nisur me rritje vitin 2022 tregojnë të dhënat më të fundit nga "Instituti i Statistikave". Shifrat sinjalizojnë se gjatë muajit janar të këtij......

Inflacioni, “lokomotiva” e tregtisë së jashtme/ Eksportet rriten me 50.5%, importet me 31.5% në shkurt, por, efekt i rritjes së çmimeve
Muaji shkurt konfirmon ecurinë e mirë të tregtisë së jashtme, të paktën në terma monetarë, pasi shifrat sinjalizojnë se kjo rritje në një pjesë të madhe ka......

Rritet prodhimi, ulet punësimi/ Industria rritet në çdo tregues, përveç punësimit. Ndërtimi rritet në prodhim, shitje, punë
Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave sinjalizojnë rritje të indekseve të shitjeve dhe të prodhimit në sektorë të ekonomisë siç janë Industria,......

Kreditë me probleme bien sërish/ Pranë nivelit më të ulët që prej vitit 2008. Janari, muaji i 12-të me radhë në rënie
Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit janar, tregojnë......

Me çfarë "punojnë" makinat në Shqipëri? 3 në 4, me naftë, vetëm 8.8% me gaz dhe 0.33% elektrike
Teknologjia e automjeteve ka ndryshuar gjatë viteve të fundit, duke sjellë edhe një tranzicion drejt makiave elektrike. Por, sa të përhapura janë ato në......