Shtëpitë e vogla të mbipopulluara, hapësirat e mëdha shpërdorohen/ Banesat me sipërfaqe deri në 100 m² shfrytëzohen nga familje me pak anëtarë
Kushtet e strehimit janë një element thelbësor i mirëqenies sociale dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së njerëzve. Në Shqipëri, analiza e strukturës së banesave dhe shpërndarjes së popullsisë në to zbulon një problematikë që lidhet me mbipopullimin e hapësirave të vogla dhe shpërdorimin e atyre më të mëdha. Të dhënat e CENS 2023 tregojnë se, një pjesë e madhe e banesave shqiptare janë me sipërfaqe nën 40 m², të cilat përfaqësojnë rreth 17.5% të totalit të banesave në vend.
Në këto hapësira të vogla, shpesh jetojnë familje me shumë anëtarë. Konkretisht, në mbi 20,000 banesa jetojnë deri në katër persona, ndërsa në mbi 20,700 të tjera jetojnë pesë ose më shumë banorë. Ky fakt tregon për mungesën e hapësirës për frymë, duke bërë që këto familje të përballen me vështirësi në sigurimin e komoditetit minimal, të nevojshëm për një cilësi normale të jetesës.
Banesat me madhësi të mesme, të cilat variojnë nga 40-69 m², janë më të zakonshmet dhe përfaqësojnë rreth 47% të të gjitha njësive të banuara në Shqipëri. Megjithatë, edhe këto banesa përballen shpesh me mbipopullim. Janë të shumta rastet kur në banesa të tilla jetojnë pesë ose më shumë persona, duke përfshirë 67,769 banesa të tilla në të gjithë vendin. Në këto kushte, hapësira për frymë është sërish e kufizuar, duke dëmtuar funksionalitetin dhe rehatinë që duhet të ofrojë një banesë për familjet që jetojnë aty.
Në kontrast me banesat e vogla dhe të mesme, banesat me sipërfaqe deri në 100 m² përbëjnë vetëm 7.5% të totalit, por shpesh përdoren nga familje me pak individë. Nga të dhënat rezulton se në 13,490 njësi banimi jetojnë familje me vetëm dy persona, ndërsa në rreth 15,000 banesa familjet përbëhen nga 5 persona osë më shumë.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm që ndikon në dendësinë e popullsisë në banesa është periudha e ndërtimit të tyre. Rreth 85% e banesave janë ndërtuar pas vitit 1980, si një reflektim i zhvillimit urban dhe demografik të vendit. Ndërtimet e realizuara midis viteve 1981-2000 përfaqësojnë grupin më të madh, me rreth 276,220 njësi banimi. Në të kundërt, ndërtimet e pas vitit 2016 përfaqësojnë vetëm 39,705 banesa, të cilat priren të jenë më të vogla dhe më të përshtatshme për familjet me pak anëtarë.
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë se mbipopullimi është një problematikë reale në banesat shqiptare, veçanërisht në ato të vogla dhe të mesme. Nga ana tjetër, shpërdorimi i hapësirave të mëdha tregon një shpërndarje të pabarabartë dhe joefikase të burimeve të strehimit.
Sondazh
Vetëm shtatë vende në botë thithin ajër të sigurt. Tre prej tyre janë në Europë!
Vetëm shtatë vende në botë arritën nivele të sigurta të ndotjes së ajrit në vitin 2023, sipas një raporti nga kompania zvicerane e teknologjisë së cilësisë......
Yellen paralajmëron ekipin e ardhshëm të Trump kundër ndërhyrjes në mbikëqyrjen bankare!
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, i kërkoi të premten administratës së ardhshme Trump që të përmbahet nga ndërhyrja në atë që ajo e quajti......
“Ligji për investimet strategjike të shtyhet 2 vjet” - Pr.ligji i deputetes së PS: Në fuqi deri në 2026. Reagon Tabaku: Kundër!
Efektet e ligjit “Për investimet strategjike” të shtyhen me 2 vjet”. Kërkesa vjen nga deputetja e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj, e cila përmes një......
Meta prezanton modelin e IA për Metaverse - Investimet në këtë sektor pritet të arrijnë deri në 40 mld USD në 2024
Meta njoftoi se do të prezantojë një model të inteligjencës artificiale të quajtur Meta Motivo, i cili mund të kontrollonte lëvizjet e një agjenti digjital......
Rama vendos në peshore Shqipërinë dhe Britaninë - “Aty ka rroga më të larta, por duhet të bësh dy punë. S’ka ndjenjë komuniteti”
Në podcastin ‘Flasim’ ku kishte të ftuar një shtetas britanik, Kryeministri Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesës në Shqipëri dhe Britaninë e Madhe,......
ISHP kontrolle në 765 subjekte - Cilat janë masat administrative të Inspektoriatit?
Informaliteti në biznese do të luftohet përmes nismave të qeverisë shqiptare, por cilat janë masat që deri më tani ka ndërmarrë Inspektoriati Shtetëror i......
Si është i ndarë borxhi i jashtëm i Shqipërisë? - BSH: Shumica i përket qeverisë, por nuk mbeten prapa as bankat dhe sektorë të tjerë
Rreth 46.2% e borxhit të jashtëm të Shqipërisë zotërohet nga qeveria, ndërkohë që pjesa e mbetur paraqitet e shpërndarë midis sektorëve të tjerë, bankave të......
Shqiptarët preferojnë naftën dhe benzinën - Vendi ende “çalë-çalë” drejt elektrifikimit të automjeteve
Në një kohë kur vendet e Bashkimit Europian kanë hedhur hapa të shumtë drejt implementimit të makinave elektrike, Shqipëria është ende duke i hedhur këmbët......