Shqipëria Postuar më 14 Dhjetor 2024, 12:00

“Ligji për investimet strategjike të shtyhet 2 vjet” - Pr.ligji i deputetes së PS: Në fuqi deri në 2026. Reagon Tabaku: Kundër!

Nga SCAN TV

“Ligji për investimet strategjike të shtyhet 2 vjet” -

Efektet e ligjit “Për investimet strategjike” të shtyhen me 2 vjet”. Kërkesa vjen nga deputetja e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj, e cila përmes një projektligji të depozituar në Kuvend propozon që ligji të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të vitit 2026.

Sipas shtyrjeve të bëra pak kohë më parë, efeket e ligjit përfundojnë në dhjetor të këtij viti, ndërkohë që në relacionin shoqërues deputetja e argumenton kërkesën me numrin e aplikimeve që janë ende në proces, si dhe me interesin e investitorëve.

“Duke qenë se interesi i subjekteve është ende shumë i lartë për këtë paketë ligjore, fluksi dhe stoku i investimeve të huaja në vend janë në shifrat më të larta krahasuar me 10-vjeçarin e fundit dhe me qëllim shmangien e krijimit të këtij boshllëku ligjor si dhe të pasojave që mund të krijohen prej tij, është menduar zgjatja e afatit te paraqitjes së kerkesave deri me datën 31 dhjetor 2026”, - thuhet ndër të tjera në relacion.

Përfitimi i statustit “investitor strategjik” iu mundëson kompanive tokë publike përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturë ndihmëse, furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm, etj.

Ligji konsideron strategjikë sektorin energjetik dhe minerar, transportin, turizmin, bujqësinë apo peshkimin, ndërsa vendos kritere mbi vlerën e investimit për të përfittuar statusin, sipas secilit sektor.

Ndërkaq, në propozimin e saj Resulaj kërkon që ky status të përfitohet edhe për sektorë të tjerë, nëse kapitali investues i projektit është mbi 50 mln euro.

Propozimi i këtyre ndryshimeve është kundërshtuar nga deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale “tha ndër të tjera se kjo është hera e tetë që shtyhet afati i tij, ndërsa ligjet që do të ndihmonin 95% të shqiptarëve mbeten të bllokuara, të harruara në sirtar ose të refuzuara pa mëshirë”.

Sipas relacionit të Resulajt, nga viti 2016 kur u miratua ligji fillestar, e deri tani janë trajtuar 108 projekte investimi, prej të cilave 48 kanë përfituar status strategjik, 30 projekte janë refuzuar, ndërsa 31 të tjerë janë në fazë vlerësimi.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat