Shqipëria Postuar më 14 Dhjetor 2024, 11:59

Rama vendos në peshore Shqipërinë dhe Britaninë - “Aty ka rroga më të larta, por duhet të bësh dy punë. S’ka ndjenjë komuniteti”

Nga SCAN TV

Rama vendos në peshore Shqipërinë dhe Britaninë - “Aty

Në podcastin ‘Flasim’ ku kishte të ftuar një shtetas britanik, Kryeministri Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesës në Shqipëri dhe Britaninë e Madhe, duke theksuar se përveçse për të jetuar në Agli duhet të bësh dy punë, gjithashtu është e vështirë të gjesh ndjenjën e komunitetit.

Kryeministri theksoi se rrogat në krahasim me Shqipërinë kanë dallim të madh, por taksat edhe faturat e bëjnë të papërballueshme, ashtu si çdo vend tjetër të Europës.

“Nuk di shumë për Britaninë, por kam ndjesinë se edhe aty nuk është e lehtë të gjesh atë ndjenjë komuniteti që ekzistonte dikur, është bërë shumë më i largët.

Isha në Londër për tu takuar me shqiptarët dhe historia e dëgjuar rëndom, shumë rëndom dhe po flas për njerëz që janë të stabilizuar, punojnë shumë, që nisi nga përpjekja për të bërë gjithçka dhe tashmë kanë familje, fëmijë. Ishte e njëjta gjë: Duhet të bësh dy punë, përndryshe nuk ia del dot.

Sigurisht që në disa aspekte është mirë për fëmijët. Koha e lirë për të shpenzuar me familjen është zero.

Kam pasur këtu njerëz që kanë ardhur nga emigracioni dhe thonë të njëjtën gjë. Kur njerëzit i shohin pagat nga këtu dhe bëjnë krahasimin, sigurisht që është dallim i madh.

Por çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë.

Pra duhet vendosur në peshore, por megjithatë  unë i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale”, tha Rama.

Karl Roberts, ish menaxher i TAP në Shqipëri tani ka zgjedhur të jetojë në Tiranë ku ka blerë dhe një apartament. Në bisedën e tij me kryeministrin, Roberts theksoi ndër të tjera sigurinë që ndjen në Shqipëri duke ecur në rrugë, gjë që nuk e ndjen në asnjë metropol tjetër Europian, gjë që e konfirmon edhe kryeministri.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat