Shqiptarët preferojnë naftën dhe benzinën - Vendi ende “çalë-çalë” drejt elektrifikimit të automjeteve
Në një kohë kur vendet e Bashkimit Europian kanë hedhur hapa të shumtë drejt implementimit të makinave elektrike, Shqipëria është ende duke i hedhur këmbët “çalë-çalë”.
Sipas të dhënave nga Eurostat, gjatë vitit të kaluar, në vendet e BE-së mbi 45% e automjeteve të importuara ishin me bateri ose hibride. Ndërkohë, në Shqipëri, në të njëjtën periudhë, sipas të dhënave nga DPSHTRR, importimi i automjeteve elektrike ose hibride nuk zinte as 5% të totalit të importuar.
E thënë ndryshe, nga rreth 75 mijë automjete të importuara në vitin 2023, vetëm 5% ishin elektrike ose hibride. Kjo statistikë lidhet ngushtë me faktin që shqiptarët po preferojnë të importojnë makina të përdorura me motorë nga Koreja e Jugut, me çmime që po konkurrojnë gjithnjë e më shumë tregjet europiane.
Ky trend vjen për shkak se vende nga Azia kanë miratuar politika që nuk lejojnë më në qarkullim automjete të vjetra, duke nxitur makinat me bateri dhe duke i detyruar pronarët e këtyre automjeteve t’i shesin kundrejt çmimeve të ulëta.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë periudhës janar-tetor 2024, importimi i makinave nga Koreja e Jugut që punojnë me naftë ose benzinë zë rreth 75% të totalit.
Gjatë muajit tetor të 2024, automjetet e ardhura nga vendi aziatik arritën të fitojnë terren kundrejt tregjeve europiane, si Italia dhe Gjermania.
Sondazh

Hapen aplikimet për kredi të buta në Tiranë - Mbështeten 1200 familje për blerje banese
Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese, në mënyrë që të......

Britani, rregullatori i energjisë propozon reforma - Synon të mbrojë familjet nga borxhet që kanë arritur 4 mld paund
Rregullatori i energjisë i Britanisë, Ofgem, ka propozuar reformimin e mënyrës sesi kompanitë merren me klientët që u detyrohen para. Propozimi përfshin......

Integrimi i Shqipërisë/ Më 17 dhjetor, konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel - Ja kapituj që hapen
Bashkimi Evropian ka miratuar Pozicionin e përbashkët për Klasterin 6, që lidhet me Marrëdhëniet e Jashtme. Presidenca hungareze e BE-së, ka njoftuar se më......

Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme energjetike për shkak të frikës së ndërprerjes së gazit rus!
Parlamenti i Moldavisë votoi të premten për të miratuar një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore, duke përmendur frikën e një kërcënimi të menjëhershëm për......

Ky vend i BE-së synon të ndërpresë lidhjet energjetike me Europën për shkak të rritjes së çmimeve!
Dy partitë në pushtet në Norvegji janë zotuar të bëjnë fushatë për ndërprerjen e dy ndërlidhësve të energjisë që lidhin vendin me Danimarkën, kur të dalin......

Parku Kombëtar i Vjosës, zyrë administrimi në Tepelenë, Qeveria miraton vendimin
Parku Kombëtar i Vjosës do të menaxhohet nga një zyrë e posaçme e cila do të ngrihet në Tepelenë. Sipas VKM-së së miratuar këtë të premte zyra do të......

Rijetëzimi i stadiumit "Selman Stërmasi", Korporata Shqiptare e Investimeve merr përsipër financimin
Pronësia e stadiumit "Selman Stërmasi" në kryeqytet i ka kaluar në pronësi Korporatës të Investimeve Shqiptare. Vendimi është marrë këtë të premte nga......

Cili vend europian ka lënë pas SHBA-në si vendi më tërheqës për investimet e huaja direkte?!
Rritja e ngadaltë ekonomike, inflacioni i lartë, rritja e tensioneve gjeopolitike globale dhe rritja e çmimeve të energjisë e kanë bërë sfiduese për vendet......