Parashikimi, Shqipëria e 6-ta në botë për rritjen e PBB-së për frymë/ Visual Capitalist: Në 2026-2030 treguesi pritet të rritet me rreth 32.1%

Shqipëria pritet të jetë një nga vendet me rritjen më të shpejtë të PBB-së për frymë në botë në vitet e ardhshme. Sipas një analize të publikuar nga Visual Capitalist, bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, vendi renditet i gjashti në nivel global për periudhën 2026-2030.
Sipas projeksioneve, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Shqipëri pritet të rritet me rreth 32.1% gjatë kësaj periudhe. Ky tregues përdoret për të matur nivelin e jetesës, pasi tregon sa të ardhura prodhon ekonomia për çdo banor.
Në krye të listës renditet Moldavia, e ndjekur nga Guajana dhe Turkmenistani, ndërsa në rajon bien në sy edhe Serbia dhe Armenia. Lista dominohet nga vende në zhvillim, veçanërisht në Europën Lindore dhe Juglindore.
Sipas publikimit, rritja e shpejtë në këto vende lidhet kryesisht me investimet, zhvillimin e sektorëve kyç dhe përpjekjet për t’u afruar me standardet e Bashkimit Europian.
Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend.
Në rastin e Shqipërisë, disa faktorë duket se po e shtyjnë këtë rritje. Turizmi ka njohur një zgjerim të fortë vitet e fundit dhe po sjell më shumë të ardhura në ekonomi. Po ashtu, investimet e huaja në energji, ndërtim dhe infrastrukturë kanë rritur aktivitetin ekonomik.
Megjithatë, duhet pasur parasysh një fakt i rëndësishëm: Shqipëria nis nga një nivel më i ulët i të ardhurave për frymë krahasuar me vendet më të zhvilluara. Kjo do të thotë se është më e lehtë të arrihen norma të larta rritjeje në përqindje.
Po ashtu, emigracioni mund të një rol që shpesh anashkalohet. Largimi i popullsisë e ul numrin e banorëve dhe, në mënyrë automatike, rrit GDP-në për frymë, edhe nëse ekonomia nuk është rritur në të njëjtën masë.

“Digjitalizimi i infrastrukturës financiare kërkon edukim” - Sejko në çeljen e Javës Botërore të Parasë: Teknologjia po ndryshon menaxhimin e parasë
Banka e Shqipërisë ka çelur Javën Botërore të Parasë me sloganin “Flasim zgjuar për paranë – 100 vjet monedhë kombëtare”, e cila synon të rrisë njohuritë......
Demo: Reforma Territoriale t’i përgjigjet sfidave të së ardhmes - Deri më tani mbi 400 aplikime për Paketën e Maleve
Ministri i shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo gjatë një konference me gazetarët u shpreh se reforma territorial duhet të përfshijë qytetarët edhe grupet......
2026 nis “mbarë” për turizmin/ Vizitorët shënuan 15.1% rritje, me fluks të lartë nga rezidentët
Gjatë muajit të parë të vitit 2026, numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat akomoduese në Shqipëri shënoi një rritje të ndjeshme prej 15.1% krahasuar......
Lëndët djegëse marrin timonin e eksporteve/ Shkurti rimëkëmb tregtinë, por fasoni dobësohet më tej
Eksportet e mallrave u rikthyen në rritje në muajin shkurt, duke dhënë sinjalet e para të stabilizimit pas një viti të vështirë për tregtinë e jashtme,......
Buxheti “furnizohet” me 1.3 miliardë euro në dy muaj - Konsumi udhëheq rritjen. Nga akciza u arkëtuan 100 milionë euro
Viti 2026 ka nisur mbarë për financat publike. Buxheti i shtetit, vetëm në dy muajt e parë të vitit ka arkëtuar 130.3 miliardë lekë apo 1.3 miliardë euro. ......
Nga interkonjeksioni me Kosovën, te HEC Moglicë - Komuniteti i Energjisë nis hartimin e listës për investimet energjetike me ndikim rajonal
Komuniteti i Energjisë ka hapur konsultimin publik për listën e re të projekteve të interesit të përbashkët për vitin 2026, një proces që synon të mbështesë......
Sa llogari bankare kanë të huajt në Shqipëri? Rekordi historik në 2025, pjesa më e madhe i përket individëve
Numri i llogarive bankare të të huajve në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë vitit 2025, duke arritur në nivelin më të lartë historik. Sipas të dhënave......
Shqipëria historike “magnet” për turistët - Ministri Gonxhja: Mbi 42 mijë vizitorë eksplorojnë sitet historike
Trashëgimia jonë kulturore dhe historike vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja bën të......


