Sa na kushton shkollimi i një mjeku? - 36 mijë euro për 6 vite studime. Tarifat e shkollimit janë sa 6-8% e kësaj kostoje

Projektligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, i cili përcakton edhe “detyrimin” për studentët e ciklit të dytë të mjekësisë së përgjithshme që të punojnë për një afat 2-5 vjecar në Shqipëri, jep detaje interesante në relacionin shoqërues sa i përket tarifave dhe kostos së përgatitjes së një mjeku të ri. Ky detyrim do të jetë me zgjedhje, dhe do të përfshijë edhe ata studentë të cilët janë tashmë në proces studimesh. Mosnënshkrimi i marrëveshjes me qeverinë shqiptare do të sjellë edhe pagesa tarifash studentore më të larta.
Në këtë relacion nënvizohet fakti se tarifat e shkollimit në Mjekësinë e Përgjithshme përfaqësojnë 6-8% të kostove të shkollimit. Rreth 75% e këtyre kostove janë pagat për personelin pedagogjik. Aktualisht, një student i mjekësisë së përgjithshme paguan një tarifë vjetore prej 45 mijë lekësh. Nëse marrim një mesatare prej 7% të asaj që përfaqëson tarifa e shkollimit mbi koston për student, atëherë mund të themi se në një vit, vetëm një student i mjekësisë i kushton qeverisë shqiptare rreth 642 mijë lekë.
Për 6 vite që zgjat edhe cikli i mjekësisë së përgjithshme kjo shifër ngjitet në plot 3.86 milionë lekë, ose rreth 36 mijë euro. Kaq është vlera e shkollimit të një studenti të mjekësisë në Shqipëri sot, bazuar në të dhënat e relacionit të projektligjit në fjalë. Sipas Universitetit të Mjekësisë ndërkohë, kjo kosto është në rreth 679 mijë lekë në vit për student, ose rreth 4 milionë lekë për të gjithë ciklin 6 vjeçar. Por, qeveria ngre pikëpyetje në lidhje me këtë shifër dhe transparencën e saj, duke parashikuar në projektligj detyrimin për përcaktimin e këtyre kostove me Vendim të Këshilli të Ministrave.
Për shkak të fluksit mjaft të lartë të largimit të mjekëve nga vendi ynë, kryesisht drejt Gjermanisë, qeveria shqiptare ka ndërhyrë me këtë projektligj me qëllimin për të ndalur disi valën e largimeve. Në skenarin më realist, qeveria shqiptare parashikon që të paktën gjysma e studentëve të mjekësisë ta nënshkruajnë marrëveshjen me qeverinë shqiptare që i detyron të punojnë për një afat 2-5 vjeçar në vend, në këmbim të “sekuestrimit” të diplomës së tyre të mjekësisë së përgjithshme.
Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, që i referohen vitit 2020, janë rreth 1 mijë mjekë shqiptarë jashtë. Kjo do të thotë se me largimin e tyre janë “djegur” edhe dhjetra miliona euro para të shpenzuara për shkollimin e këtyre mjekëve.
Roel Korkuti / SCAN
Sondazh

Ujësjellësit nuk mbulojnë dot kostot - Treguesi u përkeqësua, vetëm 3 shoqëri mbulojnë shpenzimet totale nga të ardhurat
Pavarësisht rritjes së nivelit të arkëtimeve, shoqëritë e ujësjellës – kanalizimeve shënuan rënie në mbulimin e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes. Sipas......

Çfarë blenë më lirë dhe më shtrenjtë shqiptarët? - Ndryshimet në çmimet e produkteve bujqësore nga perimet, tek ulliri
Gjatë vitit që lamë pas qytetarët shqiptarë u përballen më një rritje të menjëhershme të çmimeve për produkte ushqimore të ardhura kryesisht nga importi, por......

Punësimi i studentëve, 39 milionë lekë të ardhura shtesë - Skenarët e parashikuar, si do të ndikojë në buxhetin e shtetit?
Projektligji për studentët e mjekësisë që duhet të punojnë në Shqipëri deri në 5 vite e më pas të marrin diplonë, që u miratua të mërkurën nga Këshilli i......

“BSH frenoi rritjen e inflacionit në vend” - Sejko: Rritja e normës bazë të interesit, masa e duhur
Rritja e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë, pavarësisht efektit që ka pasur në shtrenjtimin e kredive për qytetarët dhe bizneset,......

Tenderët, institucionet “shmangin” vendimet e KPP - Komisioni: Nuk ndryshojnë kriteret, pavarësisht kërkesës për rishikim
Institucionet publike nuk zbatojnë në kohë vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik për ndryshimin e kritereve të tenderit, në rastet kur ky i fundit iu jep......

Fitimet e korporatave të mëdha rriten në 1 trilion USD - OJQ, apel për vendosjen e taksave mbi fitimet e tepërta
Një studim i publikuar nga Oxfam dhe ActionAid zbulon se 722 korporata globale së bashku bënë më shumë se 1 trilion dollarë në vit në fitime të papritura në......

Inaugurohet ura e dytë më e gjatë e varur në Europë - Garantohet transporti i shpejtë për 7 mijë automjete në ditë
Ka nisur numërimi mbrapsht për hapjen e urës Braila në Rumani, ura e dytë më e gjatë e varur në Europën kontinentale, e ndërtuar nga Webuild në një sipërmarrje......

24 eurodeputetë i bëjnë thirrje Parlamentit Evropian të ndalojë përdorimin e Reklamava Google
Një koalicion parlamentarësh nga grupet kryesore politike i bëri thirrje Presidentes së Parlamentit Evropian Roberta Metsola që të ndalojë përdorimin e......