Rregulla të reja për subjektet financiare jobanka - BSH shton procedurat për procesin e revokimit dhe likuidimit

Banka e Shqipërisë ka vendosur të bëjë disa ndryshime në rregulloren për subjektet financiare jobanka. Pas zbulimit të skemës së mashtrimit nga Micro Credit Albania dhe Final, Banka e Shqipërisë revokoi licencat e të dyja këtyre institucioneve, megjithëse rregullorja përkatëse parashikonte vetëm procedurat për procesin e licencimit dhe jo për veprimet e revokimit dhe likuidimit.
Si rrjedhojë, me qëllim që të ketë një administrim më të mirë të rasteve të tilla në të ardhmen, në rregulloren për licencimin e subjekteve financiare jobanka, Banka e Shqipërisë ka shtuar detajet mbi procedurat e revokimit dhe likuidimit.
Sipas përcaktimeve të reja të kësaj rregulloreje, në rast të revokimit të licencës së subjektit financiar jobankë, Banka Qendrore fillon menjëherë procesin e likuidimit të portofolit të kredive të krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë financiare në bazë të licencës, duke përjashtuar rastet kur subjekti ka kërkuar vetë revokimin e licencës së tij dhe nuk ka bilanc kredish në portofolin e vet.
Pas revokimit të licencës, Banka fillon procesin e likuidimit, pavarësisht se subjekti është në gjendjen e aftësisë paguese. Në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, ajo emëron likuidatorin, i cili ka të drejtë të administrojë portofolin e kredive të subjektit financiar jobankë, pas revokimit të licencës dhe fillimit të procesit të likuidimit. Në rast shitjeje të portofolit, shitja kryhet nëpërmjet ankandit.
Likuidatori raporton në Regjistrin e Kredive të gjitha kreditë financiare, në varësi të dokumentacionit të gjetur dhe të ecurisë së procesit të likuidimit.
Paralelisht, guvernatori krijon një grup pune, i cili bashkë me Departamentin e Mbikëqyrjes, kanë si detyrë kryesore të mbështesin likuidatorin në procesin e likuidimit, duke përgatitur paketën fillestare të informacionit për likuidatorin me informacionet e disponueshme nga raportimet e subjektit në Bankën e Shqipërisë, me qëllim njohjen e situatës financiare të subjektit të vendosur në likuidim.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Inspektorati, kontrolle agjencive private të punësimit - Qosja: Aksioni nis nga mbrojtja e të drejtave të punëkërkuesve, te zbatimi i ligjeve
Tashmë edhe agjencitë private të punësimit do t’i nënshtrohen një inspektimi të posaçëm nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Aksion do......

KESH, 1.88 mln euro për blerje energjie - Realizohet procedura e parë për sivjet. Deri më tani ka patur vetëm shitje e optimizim
Mungesa e reshjeve dhe rritja e kërkesës për energji për shkak të rritjes së temperaturave kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të blejë......

Qeveria, 74,6 mld lekë borxh në tregun e brendshëm - Në korrik-shtator do të zhvillohen 18 ankande bonosh dhe obligacionesh
Gjatë periudhës korrik-shtator Ministria e Financave ka planifikuar të zhvillojë 19 ankande bono thesari dhe obligacionesh. Sipas kalendarit të bërë publik,......

Pogradeci, aty ku natyra “mposht” të nxehtin - Liqenet e Lukovës në Mokër, atraksion për sportet e aventurës
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kërkuar nga turistët vendas e të huaj për bukuritë që ofron, se bashku me fshatrat turistik të Linit e......

"I keq për turizmin": Pse agjentët e udhëtimit thonë se sistemi i ri i hyrjes/daljes nga BE mund të shtyhet përsëri!
Pas vonesës prej vitesh, Sistemi i Hyrës/Daljes së BE-së (EES) pritet të hyjë në fuqi këtë vjeshtë. Britanikët dhe pushuesit e tjerë të "vendeve të treta" do......

Gati politika e re për tokën - Digjitalizimi i të gjitha kartelave të pasurive të paluajtshme do të përfundojë në 2027
Ofrimi i një politike të qartë për përdorimin e tokës, por njëkohësisht edhe sigurimi i transparencës apo efikasitetit të shërbimeve shtetërore të kadastrës,......

130 mln lekë për rrugën e vjetër Fier-Vlorë - Autoriteti Rrugor Shqiptar bën gati tenderin për rehabilitimin
Rreth 130 mln lekë do të vendosen në dispozicion të rehabilitimit të rrugës së vjetër Fier-Vlorë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati procedurën e......

Kursi këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën në kuota konstante duke u blerë sot me 93 lekë dhe duke u shitur me 93.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......