Shqipëria Postuar më 17 Qershor 2024, 13:13

Inspektorati, kontrolle agjencive private të punësimit - Qosja: Aksioni nis nga mbrojtja e të drejtave të punëkërkuesve, te zbatimi i ligjeve

Nga SCAN TV
Inspektorati, kontrolle agjencive private të punësimit - Qosja:

Tashmë edhe agjencitë private të punësimit do t’i nënshtrohen një inspektimi të posaçëm nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Aksion do të vlerësojë veprimtarinë dhe kushtet e këtyre agjencive, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe të punëofruesve, verifikimin e zbatimit të detyrimeve ligjore ndaj aplikuesve dhe punëtoreve migrantë, punësimin e denjë dhe rekrutimin etik.

Erida Qosja Kryeinspektore

“Ministria i ka në vëmëndje agjencitë private të punësimit si struktura të cilat mundësojnë dhe lehtësojnë lëvizjen e lirë të punonjësve, duke shërbyer si kanale punësimi private. Në kushtet kur tregu i sezonit turistik, ka nevojë të shtuar dhe kryesisht punësim sezonal. Jemi të angazhuar në kontrollin e këtyre agjencive”

Po ku fokusohet kontrolli i agjencive private të punësimit?

“Nëse veprimtaria e agjencia private e punësimit dhe agjencia e punëismit të përkohshëm me të njëjtën licencë, të jetë në përputhje me vendimet, aktet nënligjore që janë Vendime të Këshillit të Ministrave, që në fakt këto dy vendimet janë në transfuzim të direktivave europiane për rregullimin e funksionimit të këtyre agjensive. Ne po bëjmë monitorimin dhe kontrollin e tyre me qëllim një rivlerësim të tyre në treg dhe nëse do jetë e nevojshme të bëhen dhe përmirësimet e duhura ligjore nëse do shohim aspekte të cilat nuk janë të mbuluara shprehimisht nga ligji dhe sigurisht kjo do jetë pjesë e politikëbërjes për të cilën ne do relatojmë nga gjetjet dhe kontrolli që do bëjmë në treg."

Kontrolli do të mundësojë një pasqyrë të qartë të performancës së këtyre agjensive duke synuar vijimin e veprimtarisë vetëm për ato agjensi që respektojnë standardet e vendosura në aktet ligjore dhe nënligjore për procesin e ndërmjetësimit për punësimin.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat