KESH, 1.88 mln euro për blerje energjie - Realizohet procedura e parë për sivjet. Deri më tani ka patur vetëm shitje e optimizim

Mungesa e reshjeve dhe rritja e kërkesës për energji për shkak të rritjes së temperaturave kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të blejë energji, për plotësimin e nevojave konsumatore. Përmes një tenderi të zhvilluar së fundmi ky dikaster ka shpenzuar rreth 1.88 mln euro, për blerjen e 22,700 mWh energji.
Kjo është procedura e parë e blerjes së energjisë për këtë vit, pasi deri më tani nevojat janë plotësuar nga prodhimi i hidrocentraleve të Kaskadës së Drinit. Po ashtu, gjatë këtij viti situata hidrike ka favorizuar aktivitetin tregtar të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që ka zhvilluar 2 tenderë për shitje energjie si dhe një sërë procedurash optimizimi.
Në total, nga aktiviteti tregtar KESH ka gjeneruar gjatë këtij viti rreth 6.2 mln euro të ardhura. Pjesa më e madhe e tyre është gjeneruar nga procedurat e shitjes së energjisë, ku të ardhurat kapin vlerën e rreth 4.8 mln euro.
Ndërsa, pjesa tjetër prej rreth 1.4 mln euro janë siguruar nga procedurat e optimizimit, që përfshijnë shitje dhe blerje të energjisë elektrike. Realizimi i procedurave të shit - blerjes së energjisë synon përfitimin nga diferenca e çmimit të shitjes me atë të blerjes.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Qeveria, 74,6 mld lekë borxh në tregun e brendshëm - Në korrik-shtator do të zhvillohen 18 ankande bonosh dhe obligacionesh
Gjatë periudhës korrik-shtator Ministria e Financave ka planifikuar të zhvillojë 19 ankande bono thesari dhe obligacionesh. Sipas kalendarit të bërë publik,......

Pogradeci, aty ku natyra “mposht” të nxehtin - Liqenet e Lukovës në Mokër, atraksion për sportet e aventurës
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kërkuar nga turistët vendas e të huaj për bukuritë që ofron, se bashku me fshatrat turistik të Linit e......

"I keq për turizmin": Pse agjentët e udhëtimit thonë se sistemi i ri i hyrjes/daljes nga BE mund të shtyhet përsëri!
Pas vonesës prej vitesh, Sistemi i Hyrës/Daljes së BE-së (EES) pritet të hyjë në fuqi këtë vjeshtë. Britanikët dhe pushuesit e tjerë të "vendeve të treta" do......

Gati politika e re për tokën - Digjitalizimi i të gjitha kartelave të pasurive të paluajtshme do të përfundojë në 2027
Ofrimi i një politike të qartë për përdorimin e tokës, por njëkohësisht edhe sigurimi i transparencës apo efikasitetit të shërbimeve shtetërore të kadastrës,......

130 mln lekë për rrugën e vjetër Fier-Vlorë - Autoriteti Rrugor Shqiptar bën gati tenderin për rehabilitimin
Rreth 130 mln lekë do të vendosen në dispozicion të rehabilitimit të rrugës së vjetër Fier-Vlorë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati procedurën e......

Kursi këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën në kuota konstante duke u blerë sot me 93 lekë dhe duke u shitur me 93.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Serbia, gati projektin për minierën e litiumit - Do të jetë më e madhja në Europë. Reagojnë ambientalistët
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet t'i japë Rio Tinto miratimin për zhvillimin e minierës më të madhe të litiumit në Europë dy vjet pasi Beogradi e......

Lufta i jep një shtysë ekonomisë ruse - Prodhimi i industrive rritet njësoj si të ardhurat e rusëve të varfër
Vladimir Putin mund ta ketë veçanërisht të vështirë t'i japë fund luftës në Ukrainë, pasi ai ka stimuj shumë të fortë për ta vazhduar atë. Është ende një......