Rajoni Postuar më 17 Qershor 2024, 14:21

Serbia, gati projektin për minierën e litiumit - Do të jetë më e madhja në Europë. Reagojnë ambientalistët

Nga SCAN TV
Serbia, gati projektin për minierën e litiumit - Do të jetë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet t'i japë Rio Tinto miratimin për zhvillimin e minierës më të madhe të litiumit në Europë dy vjet pasi Beogradi e anuloi projektin. Lajmi është raportuar nga Financial Times.

Vuçiç u shpreh se garancitë e reja nga gjigandi global i minierave dhe Bashkimi Europian dukeshin të vendosura për të adresuar shqetësimet e Serbisë nëse standardet e nevojshme mjedisore do të përmbusheshin në perëndim të vendit.

‘Rio Tinto’ tha në një deklaratë se ishte e bindur që projekti Jadar ka potencialin të jetë një aset i klasit botëror që mund të veprojë si një katalizator për zhvillimin e një zinxhiri vlerash për automjetet elektrike në Serbi.

I konsideruar si një material i rëndësishëm dhe kritik nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, litiumi përdoret në bateritë për automjetet elektrike dhe pajisjet mobile.

Presidenti serb konfirmoi se miniera mund të hapet në vitin 2028, duke shtuar se parashikohet pordhimi i 58 mijë  ton litium në vit, që do të ishte e mjaftueshme për 17% të prodhimit të automjeteve elektrike në Europë - rreth 1.1 milion makina.

Në vitin 2022, Beogradi hoqi licencat për projektin Jadar të Rios prej 2.4 miliardë dollarësh pas protestave masive mjedisore. Nëse përfundon, projekti mund të furnizojë 90% të nevojave aktuale të litiumit të Europës dhe të ndihmojë për ta bërë kompaninë një prodhues kryesor të litiumit.

Në 2021 dhe 2022 ambientalistët serbë mblodhën 30 mijë nënshkrime në një peticion që kërkonte që parlamenti të miratonte legjislacionin për të ndaluar kërkimin e litiumit në vend.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat